Edhe në përbërjen e re qeveritare, dyert e njësitit special të ARM-së “Ujqit” vazhdojnë të jenë të mbyllura për shqiptarët. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, arsyeton se për shkak të periudhës specifike, punësimet e reja në mënyrë absolute janë të ndaluara në cilën do përbërje, qoftë ajo e armatës ose ajo civile.
RADMILLA SHEKERINSKA, MINISTRE E MBROJTJES
“Kjo periudhë e dini se është specifike, në këtë periudhë në mënyrë absolute janë të ndaluara çfarëdo qofshin punësime të reja dhe për këto arsye as në përbërjen e armatës, as në përbërjen civile nuk ka punësime të reja. Vetëm ushtarët profesionist të cilët deri më tani kanë pasur marrëveshje për punë, të cilëve u skadon marrëveshja dhe bëhen marrëveshje të reja, megjithatë punësime të reja nuk kemi”
Në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, në njësitet elitare ushtarake numri i shqiptarëve është thuajse zero, ndërkaq në njësitin special “Ujqit” nuk ka të punësuar asnjë shqiptar. Gjendja e përfaqësimit të shqiptarëve në njësitet speciale të ARM-së, vazhdon të mbetet e njëjtë prej shumë vitesh. Ajnur Bafqari src=”https://www.youtube.com/embed/AbyC_RadDjw” width=”560″ height=”315″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]

