Të martën pasdite rreth orës 18 e 30 minuta, në rrugën e Ilindenit në Tetovë, ka ndodhur aksident trafiku ku kanë marrë pjesë veturë e tipit BMË me targa të Tetovës e drejtuar nga 24 vjeçai L.S nga fshati Poroj, motoçikletë e tipit Silverston poashtu me targa të Tetovës, që e ka drejtuar 21 vjeçari B.L dhe një veturë e parkuar Audi me targa të Tetovës pronë e 39 vjeçarit F.A nga Bogovina.
Në aksident motoçiklisti nga Bogovina ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar për mjekim shtëpiak. Policia ka dalë në vendngjarje dhe heton arsyet për këtë aksident.

