13 September Banorët e Veriut të Shkupit ndjehen të kërcënuar nga drunjtë e pakrasitur nëpër parqe. Për shkak të rëndesës dhe erërave, degët e mëdha si këto që shihni në ekran, shpesh herë thyhen dhe bien në parqet e frekuentuara me fëmijë. Për shkak të degëve të thyera, banori i kësaj lagjeje Isa Isahu është i detyruar që nipërit e tij t’i shoqëroj deri në shkollë, duke druajtur për sigurinë e fëmijëve. Fëmijët i kemi këtu gati gjatë gjithë ditës luajnë. Natyrisht që janë të rrezikuar nga këto drunjtë. “Kemi kujdes! I mbajmë pranë vetes, kur frynë era i largojmë…
Author: almakos
13 September Investuesit potencial në hidrocentrale të vogla dhe centrale fotovoltaike dhe në mullijtë e erës munden shumë më shpejtë dhe më lehtë t’i realizojnë projektet e tyre për dallim prej para katër vitëve. Përmes projektit të agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar thjeshtësohen procedurat ligjore për investime në burime përtëritëse të energjisë. Qëllimi i projektit, me vlerë prej 2.3 milion dollarë, është që të rritet prodhimtaria e energjisë së pastër dhe të ulet ndotja. Diversifikimi i furnizimit me energji, arritja e shfrytëzueshmërisë më të madhe të burimeve përtëritëse të energjisë dhe rritje të prodhimtarisë vendore të energjisë, jo vetëm që…
Maqedonia mbështetet tek partnerët strategjik, veçanërisht tani që punojmë me qëllimin anëtarësimin në NATO, kështu u shpreh Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit. Shekerinska shtoi se anëtarësimi I Maqedonisë në NATO është qëllimi I përbashkët sepse iu shërben të dy interesave kryesorë, stabilitetit të rajonit dhe sigurisë së qytetarëve. Gjenerali Krej vlerëson se partneriteti strategjik është benefit për të dyja vendet ndërkaq paralajmëroi vazhdim të aktiviteteve të përbashkëta në mbrojtje.Në takimet e Ministres Shekerinska dhe shefit I Shtabit të përgjithshëm, gjeneral-lejtnantit Veliçkovski me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, kanë vërtetuar bashkëpunim…
BE ka siguruar 975.000 euro për mbështetje teknike për krijimin e sistemit për menaxhim për mbeturina për dy rajone, edhe atë për rajonet lindore dhe verilindore. Këto investimet do t’ju mundësojnë 18 komunave, përmirësim të mjedisit ekologjik. Në bazë të këtij projekti 16 deponi të egra dhe rreth 117 lokacione mbeturinash planifikohen të dislokohen në rajonin lindor dhe veri-lindor, me ndërtimin e Qendrës për menaxhim me mbeturinat, e cila do të jetë në Sveti Nikollë. Shefi i Delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar tha se periudha e verës na kujton ngjarjet me deponitë në Tetovë dhe Strugë, prandaj ata sigurojnë mbështetje…
13 September Kreu i deritanishëm i komunës Qendër Andrej Zhërnovski ka tërhequr kandidaturën e tij si i pavarur për të parin e kësaj komune. Zhernovski në rrjetin social njoftoi se karterin e tij politike do ta vazhdojë në ekzekutiv. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Zoran Zaev. Me Andrej Zhërnovskin për vite të tëra kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer, u morëm vesh që të jetë aktorë aktiv në Qeverinë qendrore, së bashku morëm vesh që ai të jetë pjesë në atë pjesë ku ai vlen dhe ka përgatitjen e duhur, la pas vetes projekte serioze. Do jetë pjesë e Qeverisë qendrore…
Edhe pse tashmë janë përfunduar pjesa më e madhe e emrave, ende në disa komuna partitë kanë dilema marrë parasysh analizat dhe rejtingjet e brendshme për çdo kandidat potencial. Në Tetovë ende nuk dihet se me kë do të garojë BDI. Janë dy emra që përfliten jozyrtarisht edhe pse askush nuk dëshiron të tregojë për kë anon më shumë vlerësimi i kryesisë qendrore. Edhe pse Teuta Arifi përflitet si një nga kandidatët seriozë edhe për një mandat, në garë është edhe biznesmeni, Ibraim Dehari. “Besa” në Tetovë garon me kryetarin e saj, Bilall Kasamin, që tashmë e ka konfirmuar kandidimin…
13 September Ekipi i parë prej 16 ekspertëve të OSBE-ODIHR të cilët do t’i vëzhgojnë zgjedhjet lokale mbërriti në Shkup. Shefja e misionit është Odri Glover, e cila paralajmëroi se deri në fund të javës do të mbërrijnë 20 vëzhguesit afatgjatë, ndërsa pak para votimit në Maqedoni do të mbërrijnë edhe 300 vëzhgues afatshkurtër. Do t’i kushtojmë vëmendje të posaçme regjistrimit të votuesve dhe regjistrit të kandidatëve- tha Odri Glover. Vitin e kaluar OSBE-ja ishte një nga organizatat më të zëshme ndërkombëtare të cilat angazhoheshin për pastrimin e listës së zgjedhësve që përfundoi me mënjanimin e përkohshëm të 30 mijë…
Burgosja nuk është punë e pushtetit ekzekutiv, është punë e jurisprudencës. Me gjithkënd do pija kafe dhe do kisha biseduar edhe me liderin e opozitës.Dialogu patjetër t ekzistojë, por secili të përgjigjet për të bëmat, ka thënë kryeministri Zoran Zaev në emisionin në TV24. Ai ka thënë se do ishte mirë me Gruevskin të pinë kafe para zgjedhjeve për zgjedhje fer dhe demokratike. Zaev ka premtuar luftë kundër korrupsionit dhe ka porositur se ai që ka gabuar sipas ligjit dhe duhet të përgjigjet, transmeton Medial.mk.
Pas reagimeve të shumta procedurale të deputetëve të VMRO DPMNE-së dhe pauzave të njëpasnjëshme, Kuvendi ka miratuar rendin e ditës të seancës në të cilën ndodhet edhe ligji për gjuhët. Deputetët miratuan vetëm pikën e parë të rendit të ditës, vendimin për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së dhe më pas për shkak të obligimeve partiake për zgjedhjet lokale, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ndërpreu seancën dhe e caktoi vazhdimin për nesër.
13 September Nga dita e sotme gazetarët do të mund të sigurojnë informata pa pagesë nga Regjistri Qendrorë me kusht që paraprakisht të tregojnë qëllimet e hulumtimit të tyre. Këtë e konfirmuan sot nga ky institucion kurse vendimi është marrë nga Qeveria. Megjithatë procedura që gazetarët të marrin informata ligjërisht mbetet e njejtë që nënkupton se duhet të pritet thuajse një muaj. Gjatë takimit me gazetarët, drejtoresha e re e Regjistrit Qendrorë Marija Boshkovska-Jankovski tha se nëse gazetarët që nuk do të duan t’i tregojnë qëllimet e hulumtimit, atëherë si alternativë duhet të paguajnë për të siguruar informatat e nevojshme.…
Fitim DIKA -BDI nuk del nga koalicioni me VMRO-në sepse kreu i kësaj partie është zhytur në korrupsion. -BDI është e kapur nga krimi. -BDI e bën këtë vetëm për të na bërë presion dhe është e vështirë që të krijojmë koalicionin qeveritar me ata. -BDI është e lidhur me aktivitetet kriminale të VMRO. Kjo i bën ata si vëllezër binjakë. -Të burgosurit e Monstrës janë shqiptarë të pafajshëm dhe ata padrejtësisht qëndrojnë atje. -Ish ministri i Shëndetësisë së Gruevskit është i korruptuar dhe PSP-ja do t’i ngrejë padi penale. Çdo përgjim i “bombave” që lidhet me krimin do publikohet…

