Kryeministri Zoran Zaev në emisionin e TV 24 deklaroi se ai dhe ekipi i tij intensivisht punojnë të bindin gigantët e teknologjisë Google dhe Facebook të hapin qendra në Maqedoni.
“Për momentin më tepër flasim për informatikën dhe teknologjinë, në pjesën e tatimeve të të ardhurave Maqedonia në nivel vjetor fiton mes 10 dhe 17 milion euro. Kjo nuk është asgjë. Drejtpërsëdrejti punoj që të tërheq Facebook dhe Google të investojnë në hapjen e qendrave në Maqedoni, për shkak se ata në Zvicër dhe Dablin paguajnë tatime prej 23 % respektivisht 19%. Malta ka ofertë prej 4,3%, ndërsa ofertën të cilën unë ua dhash është 3%. Ata janë kompani që vijnë me 30 bilion euro fitime. 3% prej tyre janë 900 milionë euro fitim për shtetin. Ne nuk do të humbim asgjë, nga ana tjetër do të hapen shumë vende pune, me hyrje të tërësishme të fakulteteve, që të njejtët më vonë të mund të prodhojnë kuadrot e nevojshme”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.
Nga Qeveria nuk ishin të kapshëm për informata më të detajuara, vetëm thanë që janë në fazën të cilën kryeministri e ka thënë në debatin e TV24.

