Në Gjykatën e Lartë sot është shqyrtuar ankesa rreth dënimit të Xvonko Kostovskit nga DSK për rastin “Puç”. Ndërkohë, dy nga ankesat e dorëzuara për ngrirjen e pasurisë së VMRO-së nuk është shqyrtuar pasi kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin “Talir” për të cilin dy herë është kërkuar ngrirja e pasurisë së partisë opozitare, për shkak të arsyeve teknike është shtyrë për të hënën.
Prokurorja Fetai deklaroi se në rastin me Xvonko Kostovski nuk ekziston vepra penale “spiunim”, për të cilën ai është gjykuar. Fetai tha se nuk mund dikush të dënohet për vjedhje, ndërsa të mos dihet kush është objekti dhe kujt i takon.

