Pak minuta pasi filloi Seanca plenare në Kuvend, ku mes tjerave në rend dite është pika për Përdorimin e Gjuhëve, grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së, përsëri kërkoi pauzë një-orëshe.
Fillimisht kryeparlamentari Talat Xhaferi refuzoi këtë kërkesë të koordinatores së grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së Bllagica Llasovska,mirëpo pas disa minutave Xhaferi vendosi që kjo kërkesë është legjitime.
Seanca plenare për Projekt-ligjin për Përdorimin e Gjuhëve është paraparë të vazhdojë në orën 12:15.
/Almakos.com
Blerim Ismaili

