Anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi revoltohet nga tentimi për ta shkarkuar nga posti. Pas vendimit të djeshëm të Kuvendit për shpalljen e konkursit për anëtar të ri në KSHZ, Ibrahimi i kërkoi llogari kryeparlamentarit Talat Xhaferit se çfarë ishte nevoja për të emëruar një anëtar të ri kur ende atij nuk i ka skaduar mandati.
Ibrahimi e quajti vendimin antiligjor dhe të panevojshëm dhe kërkoi shfuqizimin e tij të menjëhershëm.
Ibraimi e kujtoi Xhaferin se nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime në Kodin Zgjedhor pa u konsultuar as me Qeverinë ose organet e tjera kompetente dhe e kritikoi për qasjen siç e quajti skandaloze dhe antikushtetuese. /SHENJA/

