Shfrytëzuesit nga rrugët “Viktor Igo”, “Mishko Mihajllovski”, “456”, SHF “Zlatan Sremac” si dhe disa pjesë të rrugëve “Emil Zola” dhe “Kiro Kërstevski” në komunën e Kisela Vodës nesër nga ora 8:30 deri në orën 16:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Nga ora 9:00 deri në orën 10.00, pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga kanioni Matka, hoteli, kisha dhe qendra ekspozuese e EVN-s në komunën e Sarajit, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 11:00 shfrytëzuesit e rrugës “Enixhe Vardarsko” në komunën e Kisela Vodës.
Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 12:00. pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit nga rrugët “1”, “6” dhe “7” në fshatin Batincë, nga ora 11:00 deri në orën 15:30, një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Semenisht, ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 15:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Borka Talevski”, “Hristo Smirneski” dhe “9 Maji” në komunën Qendër. Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e ndërhyrjeve të planifikuara teknike në shpërndarjen e rrjetit nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni.

