Lëvizja Besa do të kandidojë me kandidatin të saj për qytetin e Shkupit.
Shefi i kabinetit të Lëvizjes Besa, Faton Fazliu ka konfirmuar këtë lajm.
“Lëvizja Besa do të kandidojë me kandidatin e saj për Qytetin e Shkupit”, është shprehur Fazliu për Zhurnal.
I pyetur se me cilin kandidat do të kandidojë Besa në qytetin e Shkupit, ai nuk deshi të zbulojë emrin e kandidatit.
Por sipas portalit Zhurnal dy emra përfliten për të parin e qytetit të Shkupit nga Lëvizja Besa. Ato janë Afrim Gashi dhe Bekim Sali.

