Të hënën rreth orës 15 në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Klinik të Tetovës është sjellë një 17 vjeçare nga Bogovina, nxënëse e shkollës së mesme. Ajo ka rënë nga autobusi në afërsi të Pompës së Benziës në fshatin Pallçisht dhe ka marrë lëndime në kokë. Pas marrjes së ndihmës së parë në Tetovë ajo është dërguar në Klinikat e Shkupit. Sipas të dhënave të para, vajza ka qenë duke udhëtuar me autobusin e kompanisë Bashkim Turs, që e ka drejtuar 49 vjeçari I.A nga fshati Tenovë, i cili pak kohë më vonë është paraqitur në Stacionin policor në Kamjan. Sipas policisë, rreth orës 14 vajza ka tentuar të zbresë sa më shpejt nga autobusi dhe i ka rënë telefoni celular, ndërsa duke zbritur ajo është penguar dhe ka rënë në trotuar. Është ndalur veturë tjetër dhe me të njëjtën është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Në koordinim me prokurorin publik janë marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit se si ka ardhur deri tek lëndimi i 17 vjeçares.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Kasami: VLEN dhe Qeveria nuk kanë kërkuar tërheqjen e ambasadorit Denion Meidani
- I cilësuar si një nga njerëzit më besnik të Ilir Prodës, kryepolici Skënder Hita përjashton nga detyra Uljan Shpatarakun: Nuk paraqitej në punë
- Tubim për Vuçiqin në Kumanovë, Mickoski: Nuk mbështes përzierje të politikave të huaja
- Kim Mehmeti: Para Denion Meidanit në Shkup vinin ambasadorë për dasma dhe synetllëqe
- Ademi i reagon Fillkovit: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare
- 5 shtete të BE-së propozojnë model të ri integrimi për Ballkanin Perëndimor
- Orce Gjorgjievski: Së shpejti do të arrijnë 100 autobusët ekologjik
- KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm, ish-krerët e vetingut drejt sistemit gjyqësor

