Dy shtetas të Maqedonisë përfunduan në prangat e Policisë Kufitare të Qafë Thanës me akuzën e “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”, transmeton TCH. Gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin me të cilin udhëtonin, në valixhet e tyre, në dalje të kufirit shqiptar, iu gjetën 4 pako me një peshë totale prej 1 kilogramë e 150 gr lëndë narkotike e dyshuar të jetë hashash. Ndaj dy shtetasve të Maqedonisë u bë ndalimi në flagrancë dhe sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë me akuzën e “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Kasami: VLEN dhe Qeveria nuk kanë kërkuar tërheqjen e ambasadorit Denion Meidani
- I cilësuar si një nga njerëzit më besnik të Ilir Prodës, kryepolici Skënder Hita përjashton nga detyra Uljan Shpatarakun: Nuk paraqitej në punë
- Tubim për Vuçiqin në Kumanovë, Mickoski: Nuk mbështes përzierje të politikave të huaja
- Kim Mehmeti: Para Denion Meidanit në Shkup vinin ambasadorë për dasma dhe synetllëqe
- Ademi i reagon Fillkovit: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare
- 5 shtete të BE-së propozojnë model të ri integrimi për Ballkanin Perëndimor
- Orce Gjorgjievski: Së shpejti do të arrijnë 100 autobusët ekologjik
- KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm, ish-krerët e vetingut drejt sistemit gjyqësor

