Organizatat Kongresi botëror i maqedonasve dhe Manifesti Maqedonas i bashkëngjiten shoqatës “Ringjallje”, Iniciativës qytetare kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve e cila udhëhiqet nga ati Ivica Todorov dhe shoqata “Tvrdokorni” në organizimin e protestës së qetë kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili pritet të mbahet nga e mërkura deri të premten para Parlamentit. Organizatat e lartpërmendura bëjnë thirrje siç thonë ata deri te maqedonasit që të bashkëngjiten në protestën e qetë me 13,14 dhe 15 shtator në orën 18 para Parlamentit. “Protesta paqësore nuk është kundër bashkësive etnike pakicë në Maqedoni! Protesta është kërkesë deri te Qeveria për…
Author: almakos
Përderisa Ministria e Arsimit tërhoqi nga përdorimi librin “Edukata qytetare” e klasës së tetë, për shkak të përmbajtjes fyese ndaj gjinisë femërore, filloristët shqiptarë vazhdojnë akoma të mësojnë nga tekstet me gabime trashanike. Në librin e lëndës “Shoqëria” për klasën e pestë fillore flamuri i Kosovës vijon të prezantohet si simbol shtetëror grek, ndërkaq në librin e Gjeografisë për klasën e pestë gabimet vërehen që në ballinën e librit, ku emri i lëndës është i shkruar gabim. Pos këtyre lëshimeve, të pranishme vazhdojnë të mbeten edhe shtrembërimet e ngjarjeve të rëndësishme historike për shqiptarët. Profesori Hasan Jashari vlerëson se Ministria…
12 September Ish shefi i drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujevski dhe kolegu i tij Nikolla Boshkovski, akoma të pakapshëm për MPB-në. Deri më tani janë hetuar dhjetëra lokacione, por informacionet që posedon dikasteri i Brendshëm nuk janë të karakterit publik. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nuk dha detaje se cilat janë rrugët operacionale për kapjen e dy të akuzuarve të PSP-së. Spasovski akuzon Gjykatën Supreme se ka ndihmuar Grujevskin dhe Boshkovskin të arratisen. Nuk i lejoi MPB të arratisen, këtë e bëri gjykata. Nëse pyesni pak do të vërtetoheni se në seancë të Apelit, njëri prej tyre nuk…
Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka pranuar për RTK-në, se do të jetë kandidat për kryetarë komune në Tetovë. Ai thotë se këtë e ka pranuar pasi e ka kërkuar dega e Tetovës për tu futur në garë si arsenal më i fuqishëm. “Dega në Tetovë e Lëvizjes BESA ksihte një propozim, që në këto zgjedhje të futemi pa kalkulime personale dhe partiake, por të futemi me gjithë potencialin dhe me atë më të mirën çka e kemi. Ishte edhe pranimi personal i imi që të kandidojë për komunën e Tetovës ku unanimisht u pranu edhe nga strukturat qendrore,…
VMRO-DPMNE-ja ende nuk e ka marrë projekt- strategjinë për reforma në gjyqësor, i hartuar nga grupi punues i ekspertëve. Ndonëse ministri i drejtësisë Bylent Saliji, kërkoi mbështetjen e opozitës për reformat e mëdha në gjyqësor e që janë pjesë e planit 3-6-9, ende askush as nga Ministria përkatëse e as nga ekspertët që punuan në ndryshimet nuk ka kontaktuar me VMRO-DPMNE-në, konfirmojnë nga kjo parti. Për të kaluar në kuvend ndryshimet ligjore nevojitet shumicë prej 2/3 që është e pamundur pa deputetët e opozitës. Një pjesë të ndryshimeve nga Ohri i prezantoi ministri i drejtësisë Saliji dhe profesoresha Ana Pavlova…
Nën moton”të rritet ndërgjegjja për vullnetarë tek njerëzit dhe në kontinuitet të iu ndihmohet atyre që kanë më së shumti nevojë”, Ambasada e SHBA-së në Shkup për të nëntën herë me radhë, ka organizuar aksionin për dhurim të gjakut si dhe atij për mbledhjen e produkteve ushqimore dhe veshjeve. Ky aksion bëhet me rastin e ditës kombëtare të Shërbimit dhe përkujtimit, për nder të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit. Ambasadori i SHBA-së Xhes Bejli, i cili poashtu dhuroi gjak, tha se mënyra më e mirë për t’i kujtuar ata që i kemi humbur është ndihma ndaj atyre të cilët…
12 September Partitë politike nuk përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit mes tyre në zgjedhjet lokale të 15 tetorit por deri në këto momente as nuk konfirmojnë për ndonjë marrëveshje të kësaj natyre. Bujar Osmani nga BDI-ja njoftoi për doreheqjen e kandidatit të tyre për Çairin, Visar Ganiu nga posti i zv/ministrit të Arsimit. Megjithatë Osmani nuk pranoi që deri në këto momente të jetë arritur marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e Ganiut nga ana e LSDM-së. I pyetur nga Alsat, Osmani poashtu nuk konfirmoi nëse Teuta Arifi mbetet opsioni i vetëm i tyre për rikandidim për karrigen e të parit të Komunës…
12 September Në 16 vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake në Nju Jork, ambasada amerikane në Shkup organizoi aksion për dhurimin e gjakut dhe grumbullimin e produkteve ushqimore. Aksionit iu bashkëngjitën ministra dhe zyrtarë tjerë shtetëror. Ambasadori amerikan Xhes Bejlli tha se kjo është mënyra më e mirë për ti kujtuar të gjithë ata që humbën jetën në Nju Jork. Aktiviteti i Ambasadës u mbështet edhe nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë. “Mënyra më e mirë për t’i rikujtuar ata që i humbëm,është që të qëndrojmë të fortë dhe ti ndihmojmë ata në nevojë,dhe kjo është pikërisht ajo çfarë…
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni dje dërguan vërejtje deri te Ministria për shoqëri informatike dhe administratë për Projektligjin për emërim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale. Vërejtjet kryesore të organizatave ishin për përqindjen që ndahet nga buxheti shtetëror për financimin e RTM-së, përcaktimin e listës të propozuesve të anëtarëve për Këshillin e RTM dhe për Këshillin e Agjencisë për media, si dhe fshirja e dy neneve nga ligji që kanë të bëjnë me parimet për raportim të gazetarëve gjatë…
Po përmbyllet realizimi i fazës së parë të “Planit 3-6-9” të Qeverisë së Maqedonisë, pjesa më e madhe e masave të parashikuara për tre muajt e parë janë tashmë janë zbatuar dhe 27 të mbeturat janë në fazën e realizimit dhe do të përfundojnë deri në fund të shtatorit, kur edhe do të përgatitet një raport konkret për punën. Kjo është konstatuar nga takimi i tretë mes ministrive dhe qeverisë që e udhëheq Zoran Zaevi, ku gjithashtu u tha se qeveria me përgjegjësi po realizon ndryshimet e nevojshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Përkushtimi i qeverisë në procesin reformues sipas “Planit 3-6-9″…
MPB-ja ka refuzuar kërkesën e kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, që të merr 20 truproje. Ministri I brendshëm Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se sipas vlerësimeve të kryera nuk ekzistojnë kërcënime të sigurisë për Gruevskin dhe familjen e tij dhe për këtë arsye numri i truprojave do të mbetet aq sa I takon me ligj, gjashtë. Në korrik Gruevski kërkoi që në vend 6 truprojeve të ketë 20, pasi sipas tij, ka pasur kërcënime me jetë. Jozyrtarisht, Gruevski përderisa ka ushtruar funksionin e kryeministrit, për 10 vite ka pasur gjithsej 78 truproje, ndërsa me ardhjen e Oliver Spasovskit…
Ministria e Punëve të Brendshme ka refuzuar kërkesën e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, që të merr 20 truproje shtesë. Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se sipas vlerësimeve të kryera nuk ekzistojnë kërcënime të sigurisë për Gruevskin dhe familjen e tij dhe për këtë arsye numri i truprojeve do të mbetet 6, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sipas analizave të bëra dhe vlerësimeve dhe duke pasur parasysh se sigurimi aktual i tij prej 6 personave nuk ka paraqitur asnjë kërcënim, është konstatuar se ajo kërkesë nuk duhet të pranohet”, tha Spasovski. Në korrik Gruevski kërkoi që në vend 6 truprojeve…

