12 September
Partitë politike nuk përjashtojnë mundësinë e bashkëpunimit mes tyre në zgjedhjet lokale të 15 tetorit por deri në këto momente as nuk konfirmojnë për ndonjë marrëveshje të kësaj natyre. Bujar Osmani nga BDI-ja njoftoi për doreheqjen e kandidatit të tyre për Çairin, Visar Ganiu nga posti i zv/ministrit të Arsimit. Megjithatë Osmani nuk pranoi që deri në këto momente të jetë arritur marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e Ganiut nga ana e LSDM-së. I pyetur nga Alsat, Osmani poashtu nuk konfirmoi nëse Teuta Arifi mbetet opsioni i vetëm i tyre për rikandidim për karrigen e të parit të Komunës së Tetovës.
Edhepse Ganiut nuk ju dha mundësia të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve nëse ai është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e të gjithë projektete të premtuara dhe të parealizuara në Komunën e Çairit nga paraardhësi i tij, Osmani pohoi për gatishmërinë e Ganiut për të qenë në krye të kësaj Komune. Bashkëpunimin e mundshëm mes partnerëve të koalicionit qeveritar, BDI-së dhe LSDM-së në disa komuna të caktuara nuk e konfirmoi dhe as nuk e hodhi poshtë edhe zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov. Ai deklaroi se edhe zgjedhjet lokale, mbeten betejë për shfarosjen e asaj çfarë ka mbetur nga Gruevizmi dhe janë të hapur për bashkëpunim të mundshëm me secilin që i bashkohet kësaj beteje.
Në këto zgjedhje lokale nuk do tw flasim vetwm pwr pushtetin lokal sepse nuk nwnkuptojnw vetwm pwr rregullimin e jetesws sw pwrditshme qw do tw ketw prioritet aktivitetet por kwto zgjedhje mbajnw edhe mesazh serioz politik, qw wshtw varrosje totale politike e Nikolla Gruevskit- deklaroi Petre Shilegov, LSDM.
Nga VMRO-DPMNE-ja njoftuan se janë duke bërë analizat e fundit, sa I takon, si[ thonë ata, përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë. Mundësia e bashkëpunimit, edhe për ata mbetet e hapur, pa precizuar se për cilën parti vlen kjo.
Ndërkohë që mbeten edhe dy ditë nga dorëzimi i kandidaturave për kryetarë komunash në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, shumë nga emrat e përfolur për kandidatë mbeten të pakonfirmuar. Beteja më e madhe mes partive maqedonase pritet të zhvillohet për qytetin e Shkupit ku në garë, si[ është konfirmuar deri tani, do të jenë Koce Trajanovski dhe Petre Shilegov. Gara më e ashpër mes partive shqiptare, pritet të jetë në Tetovë, Gostivar dhe Çair.
Fatlume Dervishi

