Author: almakos

12 September Sllovenia e mbështet dhe do ta mbështesë Maqedoninë në proceset euro-integruese. Për shtete të vogla si Maqedonia dhe Sllovenia është me rëndësi që të jemi unik dhe së bashku, t’i realizojmë qëllimet tona para bashkësisë ndërkombëtare, deklaroi sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Milan Brglez, pas takimit me kolegun e tij të Maqedonisë, Talat Xhaferi. “Gëzohem dhe besoj se me daljen tuaj nga kriza garantohet punë më e mirë e institucioneve në shtetin tuaj. Sikur në shtetin tuaj poashtu edhe në shtetin tonë edhe krahas të gjitha qëndrimeve të ndryshme për çështjet kyçe dimë të qëndrojmë…

Lexo më Shumë

Zv/ ministri i arsimit Visar Ganiu njoftoi se jep dorëheqje nga posti i tij dhe shpalli kandidimin për kryetar të komunës së Çairit. Edhe zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani tha se do të marrë pushimin vjetor që të përkushtohet në fushatën e partisë së tij, raporton SHENJA.Bujar Osmani dhe Visar Ganiu siguruan se nuk do të përdorin postet e tyre politike për nevoja të fushatës.Ganiu u zotua për përmirësimin e jetës në Çair. Ai tha se ka një plan për 4 vitet e ardhshme që do ta modernizojnë Çairin.

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA, sapo ka zyrtarizuar kandidatin e saj për komunën e Zhelinës. Blerim Sejdiu do të jetë kandidati i kësaj Lëvizje për zgjedhjet e 15 tetorit për tu përballur me tre kandidatët e tre partive shqiptare. Ja çka shkruan Sejdiu pas zyrtarizimit të tij si kandidat për kryetar  Janë kijtimet dhe përjetimet e fuqishme emocionale të fëmijërisë që të mbajnë gjallë dashurinë për vendin. Aq më tepër kur këtë fëmijëri e ke të stolisur nga këshillat e më të vjetërve për atdhedashurinë. Zhelina është vendi im, e tashmja dhe e kaluara ime kurse e ardhmja ime për këtë vend më…

Lexo më Shumë

Kuvendi i degës së Lëvizjes Besa në Bogovinë caktoi zgjodhi Minur Asani, si kandidat për kryetar të Komunës së Bogovinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti. Gjithashtu nga Kuvendi i degës si bartës së listës për këshilltar komunal caktoi Florim Rakipin

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Bujar Osmani, përmes një statusi dhe publikimin e fotove në profilin e tij në Facebook, ka publikuar detaje nga takimi i ministrave në të cilin temë diskutimi ishte Plani 3-6-9. Statusi i plotë dhe fotot e publikuar nga z.Bujar Osmani: “Nga takimi i sotëm i ministrave për #Plan 3-6-9. Me statusin e fundit të realizuar në pjesën tre të Planit 3-6-9 kalon 63%. Kemi koordinim të fuqishëm dhe mbikëqyrje të Qeverisë për implementimin e Planit, dhe e njëjta do të realizohet në kohë.”

Lexo më Shumë

Policia ka sekuestruar 4 pako me peshë 1 kg e 150 gram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa në Qafë-Thanë. Sipas policisë janë arrestuar një shtetas maqedonas dhe bashkëpunëtorja e tij, më konkretisht janë arrestuar Metodi Maraichkov 40-vjeç dhe Ljubica Zucovij të dy banues në Maqedoni. Veprimet procedurale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor, ka rrezik të vuajnë mangësitë e zgjedhjeve të kaluara. Nga hulumtimet e deritanishm, rezulton se regjistri zgjedhor vazhdon të jetë kaotik, me votues që ndodhen në adresa fiktive, me votues që kanë vdekur që moti dhe të tillë me shumë identitete, që ndryshe mund të kualifikohen ‘’votues fantomë’’. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sipas ligjit i ka të gjitha kompetencat rreth regjistrit zgjedhor, mirëpo po del se nuk ka kontrollë mbi të dhënat e votuesve. Një hendikep tjetër që do ta përcjellin këtë proces zgjedhor, do të jetë edhe kthimi i 200…

Lexo më Shumë

12 September Në Gjyaktën e Lartë në Shkup sot vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Monstra”. Seanca publike në të cilën gjykatësit e Gjykatës së Lartë duhej t’i rishikojnë ankesat për dënimin me burg të përjetshëm, deri tani është shtyrë disa herë. Rastin para Gjykatës së Lartë e përfaqëson prokurorja Liljana Spasoska, e cila më parë është emëruar si ushtruese e detyrës së prokurorit publik në vend të të shkarkuarit Marko Zvrlevski. Spasoska kërkon nga Gjykata e Lartë së pari t’i sigurojë provat që PSP i ka për rastin “Monstra” dhe më pas të planifikojë seancë. Në rastin “Monstra”, e cila ka…

Lexo më Shumë

Për shkaqe të pamundësisë për transport të Fejzi Azirit nga burgu i Shtipit, seanca për rastin ‘Monstra’ u anulua, raporton SHENJA.Lajmi për pamundësinë shkaku i mungesës së kushteve, është dhënë para dy ditësh prandaj kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski seancën e shtyu për 3 tetor.Avokatët mbrojtës shprehën zhgënjimin nga mungesa e provave të reja dhe edhe njëherë kërkuan që rasti të kalojë në duar të Prokurorisë Speciale.Ata thanë se tashmë nuk ka asnjë pengesë ligjore që të marrin kompetencën duke marrë parasysh se tash ushtrues detyre kryeprokuror është vetë prokurorja e Monstrës, Liljana Spasovska.Spasovska në seancën e fundit shprehur…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive sot vazhdon debatin për Projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë. Sipas elaborimit të Ministrisë së Drejtësisë, qëllimi kryesor për sjelljen e ligjit është zbatimi konsekuent i amendamenteve kushtetuese për tekstin ligjor lidhur me përdorimin dhe zbatimin e gjuhëve që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e tij. Njëherësh rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve të tjera në të cilat flasin qytetarët e bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind. “Përcaktimi për integrimin evropian të Maqedonisë në mënyrë…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese për media akuzon qeverinë për harxhime të pamenduara të parave të qytetarëve. Nga partia opozitare thonë se politika e partisë në pushtet dhe kryeministrit Zoran Zaev do të dënohet në zgjedhjet lokale. “Me paratë që qeveria e LSDM-së i ka harxhuar, 350 milionë euro, mund të ndërtohet 11600 km rrjet ujësjellësi në Maqedonia. Paratë janë harxhuar, ndërsa nuk ka asnjë km të ndërtuar. Vlera mesatare e 1 km rrjet të ujësjellësit që OBRM-PDUKM-ja e ka ndërtuar, arrin rreth 30 mijë euro”, thonë nga partia opozitare, njofton Telegrafi Maqedoni. Ata shtojnë se paratë janë harxhuar për lukse…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM, Maksim Dimitrievski do të jetë kandidat I LSDM –së për kryetar komune në zgjedhjet lokale. Kryesia qendrore e kësaj partie, ka vendosur për të, në mesin e 6 kandidatëve, ku kundërshtarë më serioz ishin Zoran Damjanovski-Cic, kryetar i deritanishëm për disa mandate në Kumanovë dhe Aleksandar Arsiq. Dimitrievski me profesion është jurist, ndërsa udhëheq biznes privat. Ai gjatë kohë ka punuar si punëtor i kompanive të huaja në misionet në Lindjen e Mesme. Në politikë ishte gjatë kohë, duke qenë vetëm në nivel lokal si këshilltar komunal dhe së fundi kryetar I këshillit. Në zgjedhjet e 15…

Lexo më Shumë