Deputeti i LSDM, Maksim Dimitrievski do të jetë kandidat I LSDM –së për kryetar komune në zgjedhjet lokale.
Kryesia qendrore e kësaj partie, ka vendosur për të, në mesin e 6 kandidatëve, ku kundërshtarë më serioz ishin Zoran Damjanovski-Cic, kryetar i deritanishëm për disa mandate në Kumanovë dhe Aleksandar Arsiq. Dimitrievski me profesion është jurist, ndërsa udhëheq biznes privat. Ai gjatë kohë ka punuar si punëtor i kompanive të huaja në misionet në Lindjen e Mesme.
Në politikë ishte gjatë kohë, duke qenë vetëm në nivel lokal si këshilltar komunal dhe së fundi kryetar I këshillit. Në zgjedhjet e 15 tetorit do të përballet me deputetin dhe mjekun Zoran Gjorgjievski.

