Author: almakos

Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në pjesën e përbërjes së anëtarëve të KSHZ-së. Me këto ndryshime, Lëvizja BESA merr anëtarin e saj në KSHZ, si parti e dytë shqiptate që ka më shumë deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 dhjetorit. Sipas deputetit të LSDM-së Petre Shilegov, me ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor hapet mundësi për fillim të procedurës për shkarkimin e njërit nga anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe emërim të një përfaqësuesi të Lëvizjes BESA. PETRE SHILEGOV, LSDM“Vendosen dispozita për shkarkim të përfaqësuesve politik në KSHZ që të mund të pasqyrohet situata në KSHZ. Dy…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, ka deklaruar sot se zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti, janë pjesë e pritjeve që Brukseli i ka për zbatimin e reformave në Maqedoni. Duke i’u përgjigjur pyetjes së parashtruar rreth akuzave të opozitës maqedonase drejtuar pushtetit se po përgatit mashtrim zgjedhor përmes keqpërdorimit të kompetencave shtetërore, ajo ka thënë se BE pret që Maqedonia të zbatojë reformat e rekomanduara, ndërsa në to përfshihen edhe zgjedhjet. MAJA KOCIJANÇIQ, ZËDHËNËSE E KE-SË“Ne mbështesim përpjekjet për reforma dhe ajo dukshëm përfshin pritjet sa i përket zgjedhjeve të ardhshme dhe përgjithësisht rrugës…

Lexo më Shumë

Duke pasur parasysh se në tremujorin e dytë është realizuar rritje negative të PBV-së nga 1,8 përqind në 0 për qind në tremujorin e parë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vlerëson se parametrat makroekonomik nuk janë të kënaqshme për biznesin Rrjedhimisht do të jenë të kënaqur nëse këtë vit të arrijmë rritjen prej 0,7 deri në 1 për qind të PBV. Në pres konferencën sot duke ju referuar konkretisht punës 100 ditore të qeverisë, OEMVP përkrah subvencionimin e disa sektorëve dhe kërkon qasje shumë të kujdesshme dhe transparente të qeverisë ndaj kompanive të cilave do ju ndaj subvencione që të…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka ngelur partia e vetme e cila ende nuk ka caktuar kandidatin me të cilin do të garojë në Komunën e Tetovës. Burime brenda kësaj partie njoftojnë se edhe më tej ka përplasje në organet partiake mes Teuta Arifit dhe disa emrave të tjerë, por ende nuk mund të sillet një vendim i prerë. Ndërkaq, tre partitë e tjera shqiptare tanimë kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre. Lëvizja Besa në Komunën e Tetovës do të garojë me kryetarin e kësaj partie, Bilall Kasamin, Aleanca për Shqiptarët me Adnan Azirin, ndërsa PDSH me deputetin aktual Bardhyl Dautin. Përveç…

Lexo më Shumë

Vitet e fundit Maqedonia, ka bërë përmirësimë në punësimin e shumë të rinjve, duke realizuar projekte të ndryshme, si dhe trajnime për të papunët. Janë shoqatat joqeveritare që kanë arritur të inkuadrojnë shumë gra, për t’u trajnuar, pastaj agjensia e punësimit, “Maqedonia punëson”, etj. Por, shifrat tregojnë se përsëri kemi një numër të madh të të papunëve, në sfera të ndryshme. Për ekonomistët zgjidhjet e problemit të të papunëve duhen kërkuar shumë më thellë dhe vazhdimisht të punohet në këtë problematikë. Ndërsa, për analistët thonë se ka mungesë të reformave reale në sektorin publik. Por edhe përshkak të keq menaxhimit.…

Lexo më Shumë

Këtë fundjavë në Shkup ka filluar fushata për vetëdijësimin e qytetarëve “Lëviz me Gisht”, ku ishin pjesë rreth 120 fëmijëve nga gjashtë shkolla fillore në Shkup dhe rrethinë.  Një eveniment muzikor humanitar  në parkun e qytetit në Shkup, në të cilin u dhuruan pajisje shkollore për fëmijë të familjeve me status të rrezikuar social. Në këtë koncert u shfaqën shumë këngëtarë dhe persona të njohur si nga komuniteti maqedon ashtu edhe shqiptar. Ndërsa, qytetarët humanë dhuruan pajisje shkollore, gjegjësisht fletore, lapsa, stilografë, çanta, libra dhe të tjera, ku edhe u dorëzuan te furgoni i organizatës “Lëviz me gisht”, si pikë…

Lexo më Shumë

11 September Prokuroria Speciale Publike duhet të ketë mundësi të ndjekin penalisht politikan të mëparshëm, ato aktual dhe të ardhshëm. Këto janë pjesë e propozimeve, që janë pjesë e strategjisë për reformën e sektorit të drejtësisë, të cilën e bëri grupi i ekspertëve. Draft strategjia parashikon që Prokuroria Speciale të fitojë kompetenca më të gjera dhe përveç krimit nga bombat, të hetojnë edhe korrupsionin e profilit të lartë. Propozimet për reforma kanë të bëjnë edhe për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e prokurorëve, organe për të cilat do të shënohen normativa për përcaktimin eventual të përgjegjësisë së tyre. Alsat-M [embedded content]

Lexo më Shumë

11 September Deputetët e opozitës kanë adresuar akuza të drejtpërdrejtë ndaj shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov, I cili sipas tyre, punon për karrierizëm dhe jo për interesa shtetërore. Gjatë interpelancës së ngritur ndaj tij në Kuvend, vetë Dimitrov u shfajësua nga këto akuza duke thënë se punon në të mirë të vendit. Ideologjia e Ministrit, Nikolla Dimitrov është karrierizmi. Shikojeni biografinë e tij dhe do ta shihni se karriera gjithnjë ka qenë prioriteti i parë në ideologjinë e tij. Pa dallim cili është në qeveri, a është Lupço Georgievski, Branko Cërvenkovski, Nikolla Gruevski apo Zoran Zaev – deklaroi Antonio Milloshovski,…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO – DPMNE-në përshkak të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, sot në Kuvend parashtroi kërkkesë për interpelancë të Ministrit për punë të jashtme Nikolla Dimitrov. Deputetët e VMRO – DPMNE-së në krye me Anotnio Millshovoskin këtë interpelancë arsyetuan duke thënë se ministri i punëve të jashtme Dimitrov në marrëveshjen me Bullgarinë asnjëherë nuk ka përmendur popullin maqedonas por vetëm gjuhën maqedonase dhe me këtë ai i ka bërë dëmë Maqedonisë. “Nëse Kushtetuta është referencë e vetme ku mundemi të themi që jemi maqedonas, atëherë pse është tejkaluar Kushtetuta si bazë të përmendet populli maqedonas së paku njëherë…

Lexo më Shumë

Policia në Veles ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të Velesit Sllavço Çadiev nën dyshimin për keqpërdorimin e funksionit. Sipas informatave të policisë, Çadiev dyshohet se gjatë periudhës kur ka qenë këshilltar në Komunën e Velesit, ia ka kaluar kompetencat e një pushimoreje Komunës Çashka. Menjëherë pasi Komuna Çashka ka marrë përsipër pronësinë e pushimores sindikaliste, e ka nxjerrë në shitje me çmim fillestar prej vetëm 483 mijë eurosh. Ky objekt fillimisht kishte qenë i kontestuar mes Komunës së Velesit dhe Ndërmarrjes Publike për Menaxhim e Hapësirës Publike dhe pas proceseve gjyqësore Komuna Veles kishte marrë kompetencat mbi këtë pushimore.…

Lexo më Shumë

11 September Policia parashtroi kallëzim penal për kryetarin aktual të Velesit, Sllavço Çadiev. MPB-ja përmes kumtesës informoi se ekziston dyshimi se Çadievi ka kryer vepër penale. “Shpërdorim të detyrës zyrtare” përderisa ka qenë kryetar i Këshillit. Sipas policisë, kryetari i Komunës Çashkë të Velesit ka bartur të drejtën e pronësisë së pushimores që ka qenë në pronësi të qytetit Veles. Sllavço Çadiev e fitoi mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe do të jetë kandidat i opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale. Alsat-M

Lexo më Shumë

Kuvendi miratpo me  77 vota “pro” ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Kësaj i ka paraprirë dakordimi ndërmjet partive parlamentare. Në pjesën ku parashikohet përbërja e anëtarësisë së KSHZ-së, gjegjësisht në vend të antarit të PDSH-së në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare, të emërohet anëtari i Lëvizjes BESA. /SHENJA/

Lexo më Shumë