Author: almakos

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Uashington deri më tani nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë të vdekur ose të lënduar në rajonet e prekura nga uragani Irma në SHBA dhe është në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet kompetente në SHBA, kumtoinë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Përfaqësues nga Ambasada e Maqedonisë në Uashington kanë kontaktuar me shtetasen e Maqedonisë që ka qëndruar në pjesën franceze të ishullit Shën Martin, e cila është evakuuar në vend të sigurt. Në kontakt janë edhe me familjen që ka qenë në pjesën holandeze të Shën Martinit dhe e cila tashmë është…

Lexo më Shumë

Nesër (12 shtator), Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutin për Transfuziologji, do të organizojë aksion për dhurim të gjakut, grumbullim të produkteve ushqimore dhe veshmbathjeve për të shënuar Ditën Kombëtare të Shërbimit dhe Përkujtimit. Dhuruesit e gjakut, ushqimeve të konservuara dhe veshmbathjeve të ruajtura do të priten në Ambasadën e SHBA nga ora 09:00 deri në 16:00. Në ora 11:00, ambasadori Jess Baily do t’iu drejtohet të pranishmëve, së bashku me sekretarin gjeneral të Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe drejtorin e Institutit për Transfuziologji, Koço Dimitrovski.…

Lexo më Shumë

11 September Ditë më parë komuna e Gazi Babës dhe Çashkës ka bërë bashkë tri partitë shqiptare, BDI-në, Aleancën dhe Besën. Të treja këto forca politike shqiptare dolën me listë të përbashkët për këshillin komunal, e do të ndodhë e njëjta gjë edhe për komunën e Manastirit, me qellim që mos lejohet që vota shqiptare të keqpërdoret nga partitë e tjera maqedonase. “Duke respektuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë të Manastirit, me qëllim të unifikohet vota shqiptare, të rritet numri i këshilltarëve shqiptarë si dhe të mos lejohet që vota shqiptare të keqpërdoret nga partitë e tjera maqedonase, kryetarët e 3 subjeketeve politike shqiptare bien dakord…

Lexo më Shumë

11 September Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti dhe drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të RM-së, Urania Pirovska do të vizitojnë burgun e Idrizovës. Vizita vjen si shkak i kërkesës së Mekanizmit parandalues kombëtar, në raportet e të cilit me vite të tëra alarmohet për kushtet e këqija  ku qëndrojnë të burgosurit dhe mbipullimin e burgjeve në të gjithë vendi.

Lexo më Shumë

11 September Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të mbajnë seancë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për punë dhe politikë sociale, për kulturë, financim dhe buxhet dhe Komisioni Ligjdhënës-juridik. Në rend dite të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive është Projekt – ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të parë. Anëtarët e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale do të debatojnë për Projekt-ligjin për plotësimin e Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, për Projekt – ligjin për sigurimin e materialeve të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve…

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale të 15 tetorit shihen si një nga testet kryesore për partitë politike pas zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar, që nxorën një rezultat thuajse të barabartë mes partive maqedonase por edhe partive shqiptare në pushtet dhe opozitë. Kjo ka bërë që në zgjedhjet për pushtetin lokal, partitë të garojnë me kandidatët e tyre më të fuqishëm, që sipas tyre, mund të arrijnë rezultatin e pritur nga elektorati i tyre. Në garën do të futen të paktën dy liderë të partive shqiptare opozitare, Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, për komunën e Tetovës dhe Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët për komunën e Strugës. Partitë kanë nominuar, gjithashtu,…

Lexo më Shumë

11 September Motisot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe temperatura mbi mesataren. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 8 deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 35 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot i ngjashëm, kryesisht me diell dhe nxehtë. Temperaturat e mëngjesit do të ulen deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.Në ditët të vijim do të mbizotërojë mot i qendrueshëm. Nga e enjtja temperaturat ditore do të jenë në rritje të vazhdueshme.

Lexo më Shumë

Vetëm dy ndeshje me fanellën e Llapit, i kanë mjaftuar sulmuesit tetovar Miran Maksuti për të rrëmbyer zemrat e tifozëve të kësaj skuadre nga Superliga e Kosovës në futboll. Maksuti në dy ndeshje, realizoi dy gola vendimtarë për Llapin, duke i siguruar kësaj skuadre 4 pikë. Pas golit të shënuar në ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Vllaznisë së Pozheranit në transfertë, kur falë golit të tij Llapi shënoi fitore minimale 1:0, të premten Makusti shënoi golin e vetëm në barazimin 1:1 të skuadrës së tij ndaj Gjilanit. “Jam tepër i lumtur që e nisa me këmbë të mbarë aventurën…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 13-të në të cilën do të debatohet për shtatë pika, mes të cilave edhe interpelanca për tre ministra të Qeverisë së re. Deputetët do të debatojnë për interpelancën e ministrit të Punëve të, Jashtme, Nikolla Diimitrov, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe për ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, të parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE. Në rend dite janë edhe propozimet e ligjeve për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje sociale dhe të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, që të dyja…

Lexo më Shumë

Moti parashikohet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me temperatura mbimesatare ditore në shumë vende të shtetit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 35 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 7. Në Shkup mot i ngjashëm, kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 35 gradë Celsius. Nën ndikimin e valës së lagësht, pasdite duke filluar nga perëndimi vranësirat do të rriten, ndërsa nga fundi i…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët kanë vendosur që të garojnë në një listë të përbashkët për Këshillin Komunal të Manastirit, raporton Televizioni SHENJA. Përfaqësuesit e partive shqiptare thonë se kjo bëhet për të respektuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë të Manastirit, me qëllim të unifikohet vota shqiptare. Në këtë mënyrë synohet që të rritet numri i këshilltarëve shqiptarë, si dhe mos lejohet që vota shqiptare të keqpërdoret nga partitë tjera maqedonase, gjë e cila ka qënë edhe dëshira e kahmotshme e banorëve shqiptar të Manastirit. /SHENJA/

Lexo më Shumë