Përfaqësuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët kanë vendosur që të garojnë në një listë të përbashkët për Këshillin Komunal të Manastirit, raporton Televizioni SHENJA.
Përfaqësuesit e partive shqiptare thonë se kjo bëhet për të respektuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë të Manastirit, me qëllim të unifikohet vota shqiptare.
Në këtë mënyrë synohet që të rritet numri i këshilltarëve shqiptarë, si dhe mos lejohet që vota shqiptare të keqpërdoret nga partitë tjera maqedonase, gjë e cila ka qënë edhe dëshira e kahmotshme e banorëve shqiptar të Manastirit. /SHENJA/

