Author: almakos

10 September Edhe përkundër ankesave të shumta të banorëve të fshatit Poroj, komuna e Tetovës dhe Qeveria, ende asnjë hap konkret nuk kanë ndërmarrë për përmirësimin e infrastrukturës së dëmtuar në këtë fshat, nga vërshimet e 5 gushtit. Banorët e Porojit shprehen të revoltuar nga kjo neglizhencë, ata shprehen se premtimet e autoriteteve ngelën vetëm premtime dhe se realizimi i tyre në praktikë është shumë larg. Kjo nuk është e drejtë, premtime të mëdha ndërsa realizim aspak. Lisht  është aksioni këtu në fshatin tonë, nuk e di çka t`iu them më. Duhet të mbarohet ura, pastrimi i shtratit kaskada atje të…

Lexo më Shumë

Qeveria planifikon të intervenojë përmes masave të ndryshme në tre fusha të rëndësishme që  të ndikojë në nxitjen e rritjes ekonomike, mbështetjen e kompanive dhe prodhimit vendor, si dhe mbështetjen e barabartë të kompanive vendore me ato të huaja. Kjo u njoftua sot në konferencën për shtyp të mbajtur nga zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, në të cilin foli për 100 ditëshin e parë të Qeverisë. Angjushev paralajmëroi se gjatë ditëve në vazhdim do të publikohen edhe shifrat e mjeteve që Qeveria e kaluar ka shpenzuar në mbështetjen e investimeve të huaja si dhe shpenzimet që janë bërë për…

Lexo më Shumë

Përfundoi afati ligjor në të cilin qytetarët kishin mundësi të kontrollojnë nëse ndodhen në listën zgjedhore, afat i cili filloi më 21 gusht dhe zgjati 20 ditë. Nga KSHZ, njoftojnë se deri mbrëmë në mesnatë në njesitë rajonale, shqytim kanë kryer gjithsej 21.594 qytetarë. Zëdhënësja e KSHZ-së, Arijeta Xhemaili, deklaroi se në këtë periudhë janë sjellë 65 vendime për regjistrim në listën zgjedhore, 22 vendime për shlyetrje dhe 133 vendime për ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore. ARIJETA XHEMAILI, ZËDHËNËSE E KSHZ-SË “Në mënyfrë elektronike përmes aplikacionit elektronik online, për këtë periudhë shqyrtim në listën zgjedhore kanë kryer 203.191…

Lexo më Shumë

Partitë politike shqiptare vazhdojnë të shpallin edhe zyrtarisht kandidatët e tyre për kryetar komunash. Lëvizja BESA ka vendosuer që në Komunën e Gostivarit të garojë me Asaf Ademin. Pas formimit të shtabit zgjedhor dhe shpalljes së kandidaturës, Ademi tha se nëse merr postin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, do të punojë për të ndaluar shpërnguljen e të rinjve nga qytetit. ASAF ADEMI, KANDIDAT I LËVIZJES BESA, GOSTIVAR “Garoj që të përmirësoj qytetin tim, jam lindur, kam jetuar dhe dëshiroj që ta vazhdoj jetën time në Gostivar. Përkundër faktit që një numër i madh i të rinjve dhe të rejave…

Lexo më Shumë

Në 100 ditët e para të mandatit Qeveria ka zbatuar një sërë masash me të cilat përparohet mbrojtja sociale, përmirësohet dhe lehtësohet jeta e gjithë kategorive të qytetarëve të Maqedonisë. Kështu vlerësojnë nga LSDM-ja,  të cilët përmes një kumtese thonë se Qeveria do të vazhdojë t’i realizojë reformat e planifikuara që përmirësojnë jetën e qytetarëve. LSDM “Deri në fund të këtij viti do të përfundojë ndërtimi dhe furnizimi i 13 çerdheve të reja për fëmijë, me çka rritet kapaciteti për 682 fëmijë deri në fund të vitit, ndërsa kjo tendencë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2018. Dy herë në…

Lexo më Shumë

10 September Në mungesë të kushteve themelore për arsimim, iniciativa qytetare “Lëviz me gisht” ka ndërmarrë një nismë për grumbullimin e materialeve shkollore, të cilat më pas do t’i shpërndajë nxënësve në nevojë. Sipas organizatorëve të kësaj nisme mbledhja e materialeve shkollore është vetëm një ndihmë, ndërsa për zgjidhjen e problemit adresoi kritika drejt organeve kompetente, përkatësisht drejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Po sot dënuam mjete shkollore, ngjyra, lapsa, guma me qëllim që të ndihmojmë me aq sa mundemi, ky me të vërtetë është një aksion I mirë humanitarë- tha donatorja Emilia Todorovska. Në këtë organizim u vërejt prani…

Lexo më Shumë

10 September Imponimi i temës së pranimit të emigrantëve në fokusin e vëmendjes politike është narrativ i rrezikshëm i VMRO-DPMNE-së i cili mund t’i godasë në kokën e tyre. Kështu komunikologu dhe analisti Petar Arsovski e vlerëson diskursin politik aktual të opozitës, që sipas tij, është praktikë e kësaj partie tanimë një kohë më të gjatë. Ai thotë se kjo ka ndodhë edhe më herët gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me platformën e Tiranës, ndërsa në këto zgjedhje si temë synojnë të jenë emigrantët, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që më pas edhe ligji për përdorimin e gjuhëve. Ata në këtë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka njoftuar se kontrollin e listave e kanë bërë gjithsej 21.594 qytetarë, janë marrë 65 vendime për regjistrim në Listën Zgjedhore, 22 vendime për fshirje dhe 133 vendime për ndryshimin e të dhënave në Listën Zgjedhore, kurse përmes aplikacionit elektronik të Listës Zgjedhore gjatë kësaj periudhe, ka pasur 203.191 kontrolle. Tani mbetet që në afat prej pesë ditësh, respektivisht më së voni deri më 14 shtator, KSHZ-ja t’ua dorëzojë Listën Zgjedhore partive politike për kontroll, të cilat në afat prej pesë ditësh nga marrja e Listës Zgjedhore, respektivisht më së voni deri më 19 shtator, KSHZ-së mund…

Lexo më Shumë

10 September Vetëm 65 vendime për regjistrim në listën zgjedhore; 22 për shlyerje dhe 133 vendime për ndryshim të të dhënave për listën zgjedhore janë sjellë gjatë periudhës kur qytetarëve iu mundësua qasje deri te lista zgjedhore. Por shqyrtimi i listës nuk mbaron me këtë shqyrtim publik. Radhën e kanë partitë të verifikojnë saktësinë dhe besueshmërinë e listës, nga e cila varet edhe vetë besueshmëria e këtij procesi zgjedhor. Pas përfundimit të shqyrtimit publik në afat prej 5 ditëve, respektivisht deri më 14 shtator Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të dorëzojë listën zgjedhore deri te partitë politike. Partitë politike në…

Lexo më Shumë

10 September zgjedhjePo afron skadimi i afatit për të dorëzuar listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale. Megjithatë asnjë parti akoma nuk ka finalizuar listat e kandidatëve për Kryetarët e komunave dhe Këshillat komunal. Ka zëra se zvarritja e këtij procesi po ndodh për shkak të përplasjeve dhe mos-marrëveshjeve brenda-partiake. Nga LSDM-ja thanë se listat do të finalizohen për dy-tre ditë. Nga VMRO DPMNE-ja opozitare thanë se përshtypja se zvarritet përzgjedhja e kandidatëve është e gabuar. Sipas tyre duhet bërë analiza serioze, pas të cilave sillen vendimet për kandidaturat. Ditëve në vijim do të informoheni në kohë. E dimë se afati…

Lexo më Shumë

10 September Në shtetet normale ndodh që një kryetar komune të bëhet ministër, por tek ne ndodhin çudira. Sipas ish ministrit, Nenad Novkovski dispozitat ligjore parashikojnë mundësinë që një ministër ta braktis këtë funksion në rast se emërohet në një post tjetër që është në interes të shtetit. Por kandidimi i një ministri, zv/ministri a ndonjë deputi për kryetar komune është jashtë të gjitha praktikave normale. Kjo sipas Novkovskit, është pasojë e klientelizmit brenda partive politike të cilat flijojnë interesat më të larta shtetërore për ato partiake. Ajo që ndodh tani tek ne buron kryesisht nga klientelizmi që është shumë…

Lexo më Shumë

Në mesnatë skadoi afati i qasjes së kontrollit publik të listës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 2017-ës. Qytetarët kontrollin arritën të bëjnë nëpërmjet rrugës elektronike apo në hapësirat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Shkup dhe në sektorët rajonal. Sipas rregullores në afat prej pesë ditëve pas mbylljes së kontrollit publik, Komisioni duhet të dorëzoj Listën zgjedhore partive politike, të cilat në afat prej pesë ditësh duhet të dorëzojnë vërejtjet e tyre në KSHZ. Pas bërjes së kërkesës, KSDH në afat prej tre ditësh vendos, kurse kundër vendimit të KSHZ, partitë politike mund ta padisin atë në Gjykatën Administrative në…

Lexo më Shumë