Përfundoi afati ligjor në të cilin qytetarët kishin mundësi të kontrollojnë nëse ndodhen në listën zgjedhore, afat i cili filloi më 21 gusht dhe zgjati 20 ditë. Nga KSHZ, njoftojnë se deri mbrëmë në mesnatë në njesitë rajonale, shqytim kanë kryer gjithsej 21.594 qytetarë. Zëdhënësja e KSHZ-së, Arijeta Xhemaili, deklaroi se në këtë periudhë janë sjellë 65 vendime për regjistrim në listën zgjedhore, 22 vendime për shlyetrje dhe 133 vendime për ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore.
ARIJETA XHEMAILI, ZËDHËNËSE E KSHZ-SË
“Në mënyfrë elektronike përmes aplikacionit elektronik online, për këtë periudhë shqyrtim në listën zgjedhore kanë kryer 203.191 persona. Pas përfundimit të shqyrtimit publik në afat prej pesë ditëve, respektivisht deri më 14 shtator KSHZ do të dorëzon listën zgjedhore deri tek partitë politike. Partitë politike në afat prej pesë ditëve pas pranimit të listës zgjedhore respektivisht deri më 19 shtator, mund të parashtorjë kërkesë deri tek KSHZ për regjistrim, shlyerje ose ndryshim i të dhënave dhe për të njëjtën KSHZ do të merrë vendim në afat prej tre ditëve”
Listën zgjedhore me të gjitha ndryshimet që janë paraqitur gjatë shqyrtimit publik, KSHZ do ta përmbyll më së voni më 24 shtator. Sipas zëdhënëses Arieta Xhemaili. fokusi i KSHZ-së në periudhën e ardhshme do të mbetet lista zgjedhore por edhe aktivitetet tjera të fushatës parazgjedhore.
ARIJETA XHEMAILI, ZËDHËNËSE E KSHZ-SË
KSHZ do të vazhdojë me shortin që do të kryhet më 18 shtator, dhe gjithashtu fokusin do ta vendosim edhe më 25 shtator kur veçmë partitë politike do të fillojnë me fushatën e tyre.Megjithatzë prësëri jemi në aktivitet për të gjithë planin i cili është parashtruar në dispozicion të KSHZ-së.
Nga KSHZ njoftojnë se deri në këto momente nuk ka informatë se ndonjë parti ka dorëzuar kandidatura për kryetarë dhe lista për këshillat komunal. Afati për parashtrimin e listave për kandidatë për kryetar komunash dhe anëtar të këshillave komunal skadon më 14 shtator në ora 24:00. Mefail Ismaili /SHENJA/

