Author: almakos

OBRM-PDUKM ka dorëzuar padi penale në Prokurorinë Themelore Publike kundër Sekreatrit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar. Sipas OBRM-PDUKM, Rashkovski ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare dhe ka mundësuar emërimin e drejtorëve nga ana e Qeverisë, pa plotësimin e kualifikimeve të nevojshme dhe kualifikim të vetëm që plotësojnë është ajo se janë aktivistë të LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Rashkovski nga periudha e emërimit të tij si Sekretar i përgjithshëm deri në datën e caktimit të zgjedhjeve, në disa raste ka organizuar emërime të drejtorëëe nga ana e Qeverisë, për persona të cilët nuk…

Lexo më Shumë

09 September Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të mos pengojë mbajtjen e referendumeve kundër kampeve të emigrantëve në disa komuna të Maqedonisë. Sipas kësaj partie as LSDM-ja nuk guxon të ushtrojë presion dhe të lejojë ndërtimin e kampeve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka për detyrë të veprojë në pajtim me ligjin, me të cilin i garantohet qytetarëve e drejta e deklarimit në referendum për çështjet që në mënyrë direkte i prekin interesat e tyre. KSHZ nuk guxon në asnjë mënyrë ta pengojë mbajtjen e referendumeve të cilët qytetarët kërkuan të mbahen kundër ndërtimit të kampeve…

Lexo më Shumë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, se atyre u është dhënë mbështetja e Presidentit të Serbisë, Qeverisë dhe institucioneve, në luftën për mbijetesën e popullit në Kosovë dhe se do të mbështesin vendimin e tyre për të hyrë në qeverinë e kryesuar nga Ramush Haradinaj. “Mbështesim përfaqësuesit serbë për çdo vendim që marrin, pasi që do të jenë ata që do të jetojnë në rrethana, të cilat të gjithë e dimë si janë”, tha Gjuriq në Qeverinë e Serbisë. Ndërkaq, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq,…

Lexo më Shumë

09 September Kompania “Feroinvest” e zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ka marrë tender në vlerë prej 2.6 milion euro në ELEM-in shtetëror. Sipas dokumenteve që u shfaqën në media, bëhet fjalë për vendim për prokurimin e shiritave transportues të gomës, për Kombinatin TEC “Manastiri”, për prokurimin e të cilit është formuar konsorcium nga “Feroinvest” dhe “Ozerband” nga Turqia, që duhet të lidhin një marrëveshje me vlerë mbi 140 milionë denarë. Nga ELEM-i i Maqedonisë mohojnë se është nënshkruar kontrata. Ata shpjegojnë se për këtë tender deri tani janë organizuar dy ankande, por ato janë anuluar pas ankesave nga pjesëmarrësit e tjerë në…

Lexo më Shumë

Në konferencën për shtyp në Qeveri me rastin e punës së bërë gjatë 100 ditëve të para, ministri Sugareski vlerësoi se Maqedonia po bëhet pjesë e bashkësisë transportuese e përbërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja. Për vetëm 100 ditë Qeveria siguroi 188,4 milionë euro grante për përmirësim të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe komunale, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. “E rritëm vëllimin e hapësirës ajrore përmes vendosen së tre linjave të reja drejt Romës, Maltës dhe Suedisë, e vazhduam afatin për legalizim të ndërtimeve pa leje nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit…

Lexo më Shumë

Në kohë kur në procedurë parlamentare hyri ligji gjoja për ”zyrtarizimin” e gjuhes shqipe, Qeveria e Maqedonisë, në seancen që u zhvillua para disa ditëve, ka miratuar informatën me propozim masat për avancimin e gjendjes vetëm për gjuhën maqedonase dhe ka obliguar Ministrinë e Kulturës që të zbatojë propozim masat e miratuara. Nuk ka asnjë shenjë qe na asocon se kjo Qeveri vërtetë është e angazhuar për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, sepse edhe draft ligji që sapo hyri ne Parlament sipas të gjitha gjasave është jokushtetues dhe çdo qytetar mund ta kontestojë atë në gjykatën kushtetuese. Jo se ne nuk duam…

Lexo më Shumë

09 September Integrimi euro-atlantik i vendit, zgjidhja e Kontestit rreth emrit me Greqinë, kthimi i borxhit publik dhe shumë tema të tjera “të mëdha” pritet të dominojnë edhe gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Ekspertët vlerësojnë se gjithçka mund të jetë në fokus të partive politike, por jo edhe nevojat reale të qytetarëve. Sipas analistit, Albert Musliu fushata do të jetë e kombinuar, megjithatë kah “temat e mëdha” këtë herë duket se do të anojë edhe opozita. Sipas paralajmërimeve më shumë do të kemi politikë qendrore sesa politikë lokale. Uroj që kandidatët më shumë të koncentrohen në politikën…

Lexo më Shumë

Një person ka marrë plagë nga armë zjarri dje në zënkën në një restorant në fshatin Batincë të Shkupit. Siç informojnë nga MPB-ja, në Njësitin për informata dhe komandë Shkup, dje në ora 13:45 është pranuar denoncim për krisma nga armë zjarri para një restoranti në fshatin Batincë, ndërsa nga Spitali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” është marrë njoftim se aty është dërguar personi i lënduar R.A. (35) me plagë nga armë zjarri në ekstremitetet e poshtme dhe se ai i është nënshtruar operacionit si pasojë e seriozitetit të plagëve. Krismave ju ka paraprirë një zënkë që ka filluar…

Lexo më Shumë

Në një aksion policor mëngjesin e sotëm në një objekt hotelierik në autostradën Tetovë – Gostivar janë arrestuar 11 shtetase të huaja të cilat janë zënë duke vallëzuar dhe zbavitur mysafirët e pranishëm në objekt. Siç informon MPB-ja, aksioni është realizuar në orën 01:30 nga ana e nëpunësve policorë nga Qendra rajonale për punë kufitare Veri. Objekti hotelierik, në të cilin janë kapur shtetaset e huaja, ka qenë në pronësi të dy personave me iniciale A.A. dhe A.A. Policia po ndërmerr masa për ndriçim të plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Këshilli për reforma në sistemin e drejtësisë së shpejti pritet që ministrit për drejtësi t’i dorëzojë tri iniciativa, për të cilat është diskutuar në mbledhjen e fundit të këtij këshilli. Njëri nga anëtarët e këtij Këshilli, profesori Borçe Davitkovski, theksoi se në mbledhjen e fundit është hapur çështja e sjelljes së ndonjë propozim-ligji për shfuqizimin e lustrimit në Maqedoni. Profesor Davitkovski tha se këto janë vetëm mendime fillestare për shfuqizim të procesit të lustrimit dhe nuk dihet ende nëse ky shfuqizim do të veprojë në mënyrë retroaktive dhe shtoi se ka edhe shumë aspekte të cilat duhet të bisedohen dhe…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja në reagimin me shkrim ndaj kumtesës së LSDMsë, thotë se Qeveria e re ka zgjedhur politikë të lëshimeve dhe nënçmimit kombëtar. “Para zgjedhjeve premtonin hyrje të shpejtë në NATO dhe fillim të shpejtë të negociatave me BE-në. Atë që e premtuan nuk e realizuan dhe jo vetëm që nuk jemi anëtar i NATO-s dhe nuk i filluam negociatat me BE-në, por mundohen që të prezantojnë si sukses zhbllokimin e rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, gjegjësisht heqjen e rekomandimit të kushtëzuar”, thuhet në reagimin. VMRO-DPMNE-ja thekson se në 100 ditët e para të punës së Qeverisë…

Lexo më Shumë

SHA ELEM sot informon se tenderi për furnizim me rripa gome për TEC Manastir nuk është i përfunduar dhe se dy ankandet e mbajtura deri më tani janë shfuqizuar pas ankesave nga pjesëmarrës tjerë në ankand dhe shtohet se javën e ardhshme do të mbahet ankand i ri. “Në lidhje me tenderin për furnizim me rripa gome për TEC Manastir në të cilin përmendet firma “Feroinvest”, duam ta informojmë publikun se për atë tender deri më tani janë mbajtur dy ankande, në të cilët, meqë furnizimi është i ndarë në tri pjesë, çmim më të volitshëm kanë ofruar tri firma,…

Lexo më Shumë