Author: almakos

Teatri është medium i fuqishëm me ndërmjetësim të të cilit, me shfaqje atraktive dhe sfiduese në skenë, para publikut demaskohen dukuritë negative me të cilat ballafaqohet bota sot, dhe, në të njëjtën kohë, theksohen forcat e mira, të cilët në vete e mbajnë dritën dhe shpresën, theksoi kryeministri Zoran Zaev në hapjen e mbrëmshme të edicionit të 25-të të Festivalit të teatrit kamertal “Risto Shishkov” në Strumicë. Në fjalimin e tij, kryeministri Zaev theksoi se teatri është forma e vetme artistike në të cilën njeriu aktor i drejtohet njeriut në publik dhe për këtë arsye teatri nuk është vetëm rrfim…

Lexo më Shumë

Një nga sekretet më të rëndësishme që është mbajtur deri më sot që nga pavarësia e Maqedonisë është dhe tërheqja e ushatërve maqedonas nga Kroacia. Banja Bitolanu ish drejtor i aerokompanisë së parë Paler Macedonia tregon se si janë shpëtuar ushtarëtmaqedonas të zënë rob në kazermat kur kishte nisur lufta mes Kroacisë dhe ushtrisë së JNA, trasmeton Zhurnal.mk Në periudhën kur në Split ishte vrarë ushtari Sashko Geshovski dhe hyrja e nënave të ushtarëve në parlament për të bërë presion që udhëheqësia e shtetit të kthejë ushtarët në vend, kreu shtetërorë kishte menduar të organizojë një mision sekret. Në atë kohë në Kroaci ishte në vijim…

Lexo më Shumë

Ministri Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Deutsche Welle tha se në rajon ende ekzistojnë çështje të cilat nuk janë zgjidhur në tërësi dhe dëshiron që Maqedonia të nxirret nga pasiguria dhe të jetë vend si shumica e vende anëtare të BE-së, me shoqëri demokratike në të cilën mbisundon e drejta. Në lidhje me aspiratat e vendit për hyrje në BE dhe NATO, tha se është prioritet absolut, sepse me pozitë gjeografike i takon Evropës, gjithsesi se dëshira është që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe kjo është strategji shumë e rëndësishme…

Lexo më Shumë

– Qeveria e udhëhequr nga LSDM që në njëqind ditët e para të mandatit ka forcuar pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Për vetëm njëqind ditë, shtohet në kumtesë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM përmes punës konstruktive, të përgjegjshme dhe të përkushtuar i ka përmirësuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e ka kthyer shtetin në rrugën e integrimeve evropiane. “Nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mës Maqedonisë dhe Bullgarisë, tregon se Republika e Maqedonisë mund vet ti zgjidh çështjet e hapura me fqinjtë, ndërsa zgjidhjet të jenë reciprokisht të dobishme dhe interes i…

Lexo më Shumë

Dy grupe të rinjsh, shqiptar e boshnjakë janë përleshur me armë gjatë ditës së djeshme në një restorant në rrugën Markov-Manastir. Lajmi konfirmohet edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell Zhurnal. “Në 14.53 Spitali i qytetit të Shkupit nga ky rast ka pranuar një person të lënduar me iniciale R.A nga Batinca, që sipas MPB me armë zjarri kanë shkrepur B.D dhe Z.N”., – shpjegon MPB. Mësohet se Njësia Ppeciale Policore “ALFA”, ka dal në vendin e ngjarrjes, dhe në një kontroll nga ana e policisë në Restaurantin “AKTUALE”, në një vetur të tipit AUDIO, është gjetur arrma, për të cilën dyshohet…

Lexo më Shumë

Grupi i parë i haxhinjve nga Maqedonia kanë mbërritur në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, të cilët ishin në tokat e shenjta në Arabinë Saudite për të kryer kushtin e pestë të Islamit, Haxhin, raporton Anadolu Agency (AA). Këtë vit nga Maqedonia janë nisur 800 haxhinj të cilët kanë udhëtuar me linjën ajrore Shkup-Xhida, ndërsa janë kthyer nga Medina në Shkup. Një numër i madh i haxhinjve janë pritur nga familjarët dhe të afërmit e tyre, ndërsa në aeroport ka dominuar një atmosferë e lumtur dhe plot gëzim. Fadil Ramadani, hoxhë në fshatin Saraj të Shkupit, në një prononcim…

Lexo më Shumë

Në mesnatë skadon afati për kontroll publik në Listën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017, të caktuara për më 15 tetor. Kontrolli realizohet në sektorët dhe zyrat rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), si dhe në mënyrë elektronike në aplikacionin e vendosur në ueb faqen e Komisionit (www.sec.mk). Sipas kontrollit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri më 6 shtator kontroll në Listën zgjedhore në sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së në vend kanë realizuar 20.081 qytetarë. KSHZ në konferencën për shtyp më 5 shtator publikoi se deri atëherë 148.538 qytetarë i kona kontrolluar të dhënat e tyre në mënyrë elektronike…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme sot kumtoi se deri tani deri te Ambasada e Maqedonisë në Uashington nuk janë paraqitur për ndihmë shtetas të Maqedonisë, të cilët jetojnë në Karaibe dhe bregun e SHBA, të cilat janë goditur nga uragani Irma. Nga MPJ-ja potencojnë se janë në komunikim edhe me Zyren e misioneve të huaja në Uashington dhe se deri sot nuk kanë marrë informatë për shtetas të paraqitur të Maqedonisë nga rajonet e goditura. “Nga rrjetet sociale kuptuam se ka një shtetas të Maqedonisë në ishullin St. Marti. Edhe pse ishulli territorialisht është nnë jurisdiksion të Francës dhe Mbretërisë…

Lexo më Shumë

Siç informojnë nga LAMM, komunikacioni në rrugët e Maqedonisë zhvillohet në korsi të thata. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qyteteve është mesatar. Në vend kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje ose dalje nga shteti, kjo informatë është e vlefshme vetëm për anën e Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Në Ohër sot do të zbatohet anketë rrugore me qëllim që të shihet se sa është vetëdija e qytetarëve për menaxhimin me mbeturina. Anketa zbatohet në kuadër të projektit “Përgatitja e dokumenteve të nevojshme për vendosjen e sistemit të integruar dhe të vetëmbajtur financiar për menaxhim me mbeturina në rajonin e Pellagonisë, Jugperëndimor, të Vardarit dhe të Shkupit. Qëllimi i projektit është të arrihet sistem të integruar dhe të vetëmbajtur financiar për menaxhim me mbeturina në këto rajone dhe të përmirësohet standardi i jetës i rreth 1.200.000 banorëve, të cilët në vit prodhojnë 330 mijë tonë mbeturina. Projekti përfshin 43…

Lexo më Shumë

Me dymbëdhjetë shtator sërish do të ketë seancë për rastin Monstra, mirëpo kësaj radhe familjarët dhe avokati i të akuzuarve nuk mbajnë shumë shpresa se do të zgjidhet diçka, duke qenë që ende nuk u miratua ligji për dëshmitarët i cili do të ishte kyç për zbardhjen e rastit në fjalë. Ejup Alimi nga BDI dhe Hari Llokvenec nga LSDM bëjnë të ditur se për momentin nuk po punohet në një ligj të tillë. “Ende nuk ka asgjë të re, jemi në pritje”, tha Alimi. “Ende nuk është diskutuar për këtë ligj, për momentin gjëra tjera janë prioritare”, tha për Portalb, Llokvenec. Ndërkaq nga PSP,…

Lexo më Shumë