Një nga sekretet më të rëndësishme që është mbajtur deri më sot që nga pavarësia e Maqedonisë është dhe tërheqja e ushatërve maqedonas nga Kroacia. Banja Bitolanu ish drejtor i aerokompanisë së parë Paler Macedonia tregon se si janë shpëtuar ushtarëtmaqedonas të zënë rob në kazermat kur kishte nisur lufta mes Kroacisë dhe ushtrisë së JNA, trasmeton Zhurnal.mk
Në periudhën kur në Split ishte vrarë ushtari Sashko Geshovski dhe hyrja e nënave të ushtarëve në parlament për të bërë presion që udhëheqësia e shtetit të kthejë ushtarët në vend, kreu shtetërorë kishte menduar të organizojë një mision sekret.
Në atë kohë në Kroaci ishte në vijim procesi për ndarje nga Jugosllavia, kështu që ushtria e Jugosllavisë njihej si okupatore, e për këtë shkak ushtarët maqedonaskanë dezertuar nga ajo ushtri.
Boris Zmejkovski ish funksionarë i lartë i VMRO-së duke shfrytëzuar atëherë lidhjet me partinë e Franjo Tuxhman, kishte kërkuar nga autoritetet në Zagreb që të bëjnë dislokimin e ushtarëve maqedonas në kufi me Hungarinë pasiqë nuk ndihen të sigurtë e më pas aerokompania maqedonase të dërgojë ato në Budapest.
“Më fton Nikola Klusev atë kohë kryeministër në mbledhje, shkova në ndërtesën e vjetër të qeverisë, ai më priste me ministrin e brendshëm, pasi biseduam heshtëm të gjithë, më tha se duhet që në mënyrë sekrete të dërgoj ushtarët, më tha se ato janë në Budapest dhe se askush nuk duhet të dijë këtë”, ka theksuar kështuBitolanu i cili më tej ka shtuar: “Lajmëruam se do dërgojmë një grupë turistike që mos jetë e dyshimtë kërkuam që udhëtimi të jetë nga Budapesti në Ohër e më pas kthim në Budapest dhe kërkuam që udhëtimi të jetë natën”, kujton kështu ai.
(albeu.com)

