09 September
Ndërkohë VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të mos pengojë mbajtjen e referendumeve kundër kampeve të emigrantëve në disa komuna të Maqedonisë. Sipas kësaj partie as LSDM-ja nuk guxon të ushtrojë presion dhe të lejojë ndërtimin e kampeve.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka për detyrë të veprojë në pajtim me ligjin, me të cilin i garantohet qytetarëve e drejta e deklarimit në referendum për çështjet që në mënyrë direkte i prekin interesat e tyre. KSHZ nuk guxon në asnjë mënyrë ta pengojë mbajtjen e referendumeve të cilët qytetarët kërkuan të mbahen kundër ndërtimit të kampeve të emigrantëve në komunat e tyre. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje LSD-së të mos ushtrojë presion ndaj KSHZ-së lidhur me organizimin e referendumeve- deklaroi Nevenka Stamenovska.

