Në kohë kur në procedurë parlamentare hyri ligji gjoja për ”zyrtarizimin” e gjuhes shqipe, Qeveria e Maqedonisë, në seancen që u zhvillua para disa ditëve, ka miratuar informatën me propozim masat për avancimin e gjendjes vetëm për gjuhën maqedonase dhe ka obliguar Ministrinë e Kulturës që të zbatojë propozim masat e miratuara.
Nuk ka asnjë shenjë qe na asocon se kjo Qeveri vërtetë është e angazhuar për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, sepse edhe draft ligji që sapo hyri ne Parlament sipas të gjitha gjasave është jokushtetues dhe çdo qytetar mund ta kontestojë atë në gjykatën kushtetuese. Jo se ne nuk duam që të zyrtarizohet gjuha shqipe, por më këtë ligj antikushtetues nuk mund të bëhet këte.
Por ti kthehemi tani hulumtimit e faqeve zyrtare të institucioneve qeveritare, nën udhëheqje të krereve të LSDM-së, që e kemi nisur para disa ditëve, për të parë se si bashkëpuntorët më të afërt të kryeministrit me dy fytyra Zoran Zaev, e përdorin gjuhën shqipe . Instutucioni i radhës që e kemi analizuar është Ministrija e kulturës. Në faqen zyrtare të kësaj ministrie jo vetëm që nuk mundë të gjendet asnjë gërmë e shkruar në gjuhën tonë por atje nuk ka as opsion ku mund të transferohet faqja në gjuhë shqipe.
Dhe në krye të kësaj, që dhimbja të jetë më e madhe lajmi i fundit në faqen e kësaj ministrie është se qeveria ka miratuar masa për avancimin e gjendjes në gjuhën maqedonase. Masa për avancimin e gjuhës shqipe nuk ka. Në krye të kësaj ministrie është Robert Alagjozovski, përseri nga LSDM-ja dhe përsëri njëri shumë i afërt me Zoran Zaevin. Po, hipokriti Zoran Zaev, ky minister dhe një nga bashkëpuntorët e tij më të afërt mund ta obligoj që ta avancoj gjuhën maqedonase por jo ta avancoj edhe gjuhën shqipe.
Tani, të nderuar lexues po ju pyesim juve, në qoftë se LSDM-ja me në krye Zoran Zaevin, vërtet dëshirojnë që ta zyrtarizojnë përdorimin e gjuhës shqipe, atëher pse se përdorin atë, të paktën nëpër faqet zyrtare të institucioneve që i udhëheqin ato, por e përdorin vetëm gjuhën maqedonase?! Ne vërtetë jemi të mendimit se me këtë ai në të vërtet do që të na mashtrojë neve, shqiptarët, dhe t’ia japim atij votën tonë të shenjtë në zgjedhjet lokale.
Që të jetë e besueshme ajo që kjo parti dhe lideri i saj po trumbetojnë nëpër mediat e tyre të afërta, kanë pasur mundësi që të paktën gjuhën shipe ta përdornin nëpër faqet zyrtare të institucioneve që i udhëheqin ata.
Përderisa në pushtet ishte qeveria e mëparshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, në faqen zyrtare të Ministrisë se Punëve të Brendëshme, të gjitha informacionet, lajmet dhe njoftimet shpalleshin edhe në gjuhen shqipe, deri në momentin kur në krye të ministris erdhi Oliver Spasovski nga radhët e LSDM-së hipokrite.
Bëhet më se e qartë se Zoran Zaev dhe bashkëpuntorët më te afërt të tij, po përpiqen që me gënjeshtra dhe manipulime t’i fitojnë votat e shqiptarëve edhe në këto zgjedhje, siç vepruan edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar./Gazeta Express

