09 September
Kompania “Feroinvest” e zëvendëskryeministri Koço Angjushev, ka marrë tender në vlerë prej 2.6 milion euro në ELEM-in shtetëror. Sipas dokumenteve që u shfaqën në media, bëhet fjalë për vendim për prokurimin e shiritave transportues të gomës, për Kombinatin TEC “Manastiri”, për prokurimin e të cilit është formuar konsorcium nga “Feroinvest” dhe “Ozerband” nga Turqia, që duhet të lidhin një marrëveshje me vlerë mbi 140 milionë denarë. Nga ELEM-i i Maqedonisë mohojnë se është nënshkruar kontrata. Ata shpjegojnë se për këtë tender deri tani janë organizuar dy ankande, por ato janë anuluar pas ankesave nga pjesëmarrësit e tjerë në ankand. Kjo do të thotë se javën e ardhshme do të ketë një ankand të ri për këtë tender.
Procedura për tenderin aktual është nisur gjatë mandatit të udhëheqjes së mëparshme të Shoqatës Aksionare “ELEM”. Ankandi i parë elektronik u mbajt dhe u anulua gjatë këtij mandati dhe i dyti është mbajtur dhe anulua pas ardhjes së udhëheqjes së re, ndërsa javën e ardhshme do të ketë ankand për herë të tretë. Kjo do të thotë se të gjitha kompanitë e interesuara përsëri do të marrin pjesë në ankand- thonë nga ELEM.
Përveç “Feroinvest” edhe dy kompani të tjera nga Polonia dhe Bullgaria janë në garë për tenderin, për t’i siguruar ELEM-it shirita gome për kombinatin e Manastirit. Zv/kryeministri Angjushev deri tani shkurtimisht është deklaruar për këtë rast. Ai nuk sheh asgjë kontestuese me tenderin shtetëror, duke thënë se në qoftë se ai ka funksion në qeveri, kjo nuk do të thotë se ai duhet t’ia vë drynin kompanisë “Feroinvest”, kompani nga e cila ai u tërhoq nga posti i drejtorit.
Alsat M

