Partitë politike shqiptare vazhdojnë të shpallin edhe zyrtarisht kandidatët e tyre për kryetar komunash. Lëvizja BESA ka vendosuer që në Komunën e Gostivarit të garojë me Asaf Ademin. Pas formimit të shtabit zgjedhor dhe shpalljes së kandidaturës, Ademi tha se nëse merr postin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, do të punojë për të ndaluar shpërnguljen e të rinjve nga qytetit.
ASAF ADEMI, KANDIDAT I LËVIZJES BESA, GOSTIVAR
“Garoj që të përmirësoj qytetin tim, jam lindur, kam jetuar dhe dëshiroj që ta vazhdoj jetën time në Gostivar. Përkundër faktit që një numër i madh i të rinjve dhe të rejave e lëshojnë Gostivarin, unë vendosa që të qëndroj këtu dhe bashkë me ju ta përmirësojmë këtë qytet. Do t’i lus të gjithë aktivistët politik të Lëvizjes Besa që gjatë kësaj fushate të jenë të përmbajtur dhe ta prëcjellin mesazhin e idelogjisë politike të Lëvizjes Besa, ta përcjellin mesazhin e pozitivitetit, ne nuk ka çka të merremi me kandidatët tjerë, ne do të merremi me punët dhe programin tonë e cila siguron një ardhmëri më të mirë për të gjithë qytetarët tonë”.
Ndërsa, PDSH, ka zyrtarizuar kandidaturën e saj në Komunën e Tetovës dhe kanë vendosur që në garat për kreun e komunës të shkojnë me deputetin aktual Bardhyl Dauti. Pas marrjes së besimit nga partia, Dauti tha se kjo për të është një përgjegjësi dhe obligim moral.
BARDHYL DAUTI, KANDIDAT I PDSH-SË TETOVË
“Kandidimi për këtë post është një obligim i lart moral para të gjithash ndaj qytetarëve të komunës së Tetovës, të cilët kanë përvuajtur nga shërbime publike me cilësi të ulët nga qeverisja e kaluar e komunës së Tetovës që shpresojm që nuk do të përsëritet. Arsyeja e dytë është që të rikthehet shprasa veçanërisht te gjenerata e re për një jetë më të mir urbane, për një qytetari aktive për një kultur qytetare dhe për shërbime publike më të sakta, më të mira dhe më të mirseardhura për qytetarët e komunës së Tetovës të cilët dorën në zemër u kanë munguar në qeverisjen e kaluar”
Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët ka zyrtarizuar mbrëmë kandidatin e saj për komunën e Strugës, ku është vendosur që kryetari i partisë Ziadin Sela të garojë sërish për të udhëhequr me Strugën. Mefail Ismaili /SHENJA/

