10 September
Edhe përkundër ankesave të shumta të banorëve të fshatit Poroj, komuna e Tetovës dhe Qeveria, ende asnjë hap konkret nuk kanë ndërmarrë për përmirësimin e infrastrukturës së dëmtuar në këtë fshat, nga vërshimet e 5 gushtit. Banorët e Porojit shprehen të revoltuar nga kjo neglizhencë, ata shprehen se premtimet e autoriteteve ngelën vetëm premtime dhe se realizimi i tyre në praktikë është shumë larg.
Kjo nuk është e drejtë, premtime të mëdha ndërsa realizim aspak.
Lisht është aksioni këtu në fshatin tonë, nuk e di çka t`iu them më. Duhet të mbarohet ura, pastrimi i shtratit kaskada atje të bëhet duhet pengesat bëhen mos vërshojë uji- ankohen banorët.
Nga ana tjetër, kreu i Bashkësisë lokale shprehet se gjendja vazhdon të jetë alarmante, ndërkohë që druan nga shirat eventuale të vjeshtës, të cilët do e shkatërronin fshatin si para katër muajve.
Po situate është si ishte atëherë para katër muajve tash është filluar me punimin e urës këtu shtrati i lumit mbet pa pastruar , gjendja është alarmante, pjesën lartë rreziku është i mundshëm tash më shirat e vjeshtës dhe ç’far do bëhet si do behët ende nuk dimë as gjë- tha Sulejman Ramadani kryetar i BL-së.
Ndryshe, disa herë radhazi kishte premtime si nga kreu i komunës së Tetovës, Teuta Arifi, po ashtu edhe kryeministri Zoran Zaev, se fshati Puroj së shpejti do kthehet në gjendje normale, duke paralajmëruar kështu rindërtimin e urave të shkatërruara, ujin për pije dhe infrastrukturën e dëmtuar.
Bashkim Sulejmani

