Këtë fundjavë në Shkup ka filluar fushata për vetëdijësimin e qytetarëve “Lëviz me Gisht”, ku ishin pjesë rreth 120 fëmijëve nga gjashtë shkolla fillore në Shkup dhe rrethinë. Një eveniment muzikor humanitar në parkun e qytetit në Shkup, në të cilin u dhuruan pajisje shkollore për fëmijë të familjeve me status të rrezikuar social. Në këtë koncert u shfaqën shumë këngëtarë dhe persona të njohur si nga komuniteti maqedon ashtu edhe shqiptar. Ndërsa, qytetarët humanë dhuruan pajisje shkollore, gjegjësisht fletore, lapsa, stilografë, çanta, libra dhe të tjera, ku edhe u dorëzuan te furgoni i organizatës “Lëviz me gisht”, si pikë për mbledhjen e donacioneve. Donacionet u shpërndahen nxënësve nga shlolla “Sami Frashëri”, në fshatin Gllumovë; Sh.F. “Marko Cepenkov”, në Zelenikovë; Sh.F. “Gjergj Kastriot Skenderbeu” në Haraçinë; Sh.F. “Rajko Zhinzifov”, në Draçevë; Sh.F. “Dituria”, në Saraj dhe tre shkolla fillore rajonale në fshatrat Krushopek, Gërçec dhe Ljubin.
Organizatorët formuan njërin nga shenjat mbrojtëse për fushatën, “grushtin me gisht të ngritur” në formë të shenjës “like”. Qëllimi kryesor i fushatës është vetëdijësimi për mundësitë e ndryshme për ndryshime shoqërore që janë synim i secilit individ.
Në mujat në vazhdim, kjo fushatë do të përfshijë disa aktivitetet për të përçuar porosinë që i inkurajon dhe nxitë qytetarët të mendojnë për përgjegjësinë e tyre personale dhe interesin për zgjidhjen e çështjeve shoqërore që i tangojnë.
Ndërsa, ky eveniment, për shpërndarjen e pajisjeve shkollore ishte në organizim të “Lëviz me gisht”, në bashkëpunim me Shoqatën ndërkombëtare – Shkup, Shoqatën kombëtare të të rinjve të Maqedonisë dhe Agjencisë për të rinj dhe sport.
D.Kërluku
Almakos.com

