Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në pjesën e përbërjes së anëtarëve të KSHZ-së. Me këto ndryshime, Lëvizja BESA merr anëtarin e saj në KSHZ, si parti e dytë shqiptate që ka më shumë deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare të 11 dhjetorit.
Sipas deputetit të LSDM-së Petre Shilegov, me ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor hapet mundësi për fillim të procedurës për shkarkimin e njërit nga anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe emërim të një përfaqësuesi të Lëvizjes BESA.
PETRE SHILEGOV, LSDM
“Vendosen dispozita për shkarkim të përfaqësuesve politik në KSHZ që të mund të pasqyrohet situata në KSHZ. Dy përfaqësues të partisë më të madhe qeveritare , një prej partisë së dytë, dy prej partisë më të madhe në opozitë dhe një nga partia e dytëmë e madhe opozitare. Në këtë rast përfaqësuesi që do të duhet të emërohet para fillimit të procedurës zgjedhore është nga BESA. “
Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, duke arsyetuar kërkesën e Lëvizjes Besa, tha se Kodi Zgjedhor parashikon që 30 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, Kuvendi dhe KSHZ do të duhet të reflektojnë rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare.
FADIL ZENDELI, BESA
“Lëvizja BESA konform rezultateve të fundit nga zgjedhje… “
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u bënë me inicim të deputetëve të Lëvizjes Besa, të mbështetur edhe nga LSDM, BDI dhe VMRO-DPMNE. Ajnur Bafqari /SHENJA/

