Partia opozitare maqedonase VMRO – DPMNE-në përshkak të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, sot në Kuvend parashtroi kërkkesë për interpelancë të Ministrit për punë të jashtme Nikolla Dimitrov. Deputetët e VMRO – DPMNE-së në krye me Anotnio Millshovoskin këtë interpelancë arsyetuan duke thënë se ministri i punëve të jashtme Dimitrov në marrëveshjen me Bullgarinë asnjëherë nuk ka përmendur popullin maqedonas por vetëm gjuhën maqedonase dhe me këtë ai i ka bërë dëmë Maqedonisë.
“Nëse Kushtetuta është referencë e vetme ku mundemi të themi që jemi maqedonas, atëherë pse është tejkaluar Kushtetuta si bazë të përmendet populli maqedonas së paku njëherë në këtë marrëveshje si pasqyrë e marrëdhënieve të gjata dhe të mira ndërfqinjësore me Bullgarinë”, tha deputeti i VMRO – DPMNE-së, Anotnio Milloshovski.
Mirëpo ky konstatim e tij, sipas ministrit për punë të jashtme Nikolla Dimitrov nuk mbanë. Ai duke u mbrojtur nga interpelanca tha se kupton këtë reagim të opozitës, pasiqë pas shumë viteve raporte negative nga institucione relevante ndërkombëtare, Maqedonia më në fund ka filluar të ec përpara dhe të mbisundoj energji pozitive brenda shtetit.
“Është i kuptueshëm ky lloj reagimi nga opozita pasiqë pas shumë viteve stagnim dhe ecje mbrapa, dyert hapen dhe ndodhin gjëra pozitive për Republikën e Maqedonisë. Qëllimi im si Ministër dhe në përgjithësi qëllimi i diplomacisë është që të zgjidh probleme, të ndërtoj ura, të hap dyer dhe të krijoj miq,” deklaroi Dimitrov.
Sa i përket kontestit shumë-vjeçar rreth emrit të Maqedonisë me Greqin, Dimitrov tha se është në interes strategjik për Maqedoninë që kjo çështje njëherë e përgjithmonë të zgjidhet./ Almakos.com
Përgatiti: Blerim Ismaili
Almakos.com

