Author: almakos

Ambasadori sllovak, Martin Bezak sot do t’ju ndajë mikrogrante prej nga 10 mijë euro Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit. Mikrogranti për USHCM-në dedikohet për blerjen e mobilieve, pajisjeve kompjuterike dhe klimatizim për Institutin, hapësirat e të cilave ishin përfshirë nga zjarri katastrofik më 21 prill të këtij viti. Me mikrograntin për Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit, ndërkaq, në gjashtë muajt e ardhshëm do të sigurohet kujdes i plotë shëndetësor dhe social për 180 persona në moshën e tretë në qendrat ditore…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme nuk e pranoi interpelancën për punën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, e dorëzuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Për interpelancën në kuadër të seancës së 13-të votuan 43 deputetë, ndërsa kundër u prononcuan 56. Deputeti Antonio Milloshoski, duke e elaboruar interpelancën, tha se Nikolla Dimitrov si ministër i Punëve të Jashtme nënshkroi marrëveshje me fqinjin Republikën e Bullgarisë e cila për Sofjen është shumë e volitshme, por për Republikën e Maqedonisë është e dëmshme. “Nikolla Dimitrov si ministër i Punëve të Jashtme lidhur me euro-integrimet para Komisionit për punë të…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë të parë pune në Britaninë e Madhe. Dimitrov do të pritet nga ministri shtetëror britanik për Evropën, Sër Alan Dankan, kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë, Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në Londër do të ketë takime dypalëshe me parlamentarë britanikë, si dhe takim të veçantë me Komisionin për punë të jashtme në Dhomën e Sipërme të Parlamentit. Në kuadër të vizitës, ministri Dimitrov do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në konferencën “Democracy UK: Global Values in an Uncertain World”…

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën e Lartë do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillovës.Seanca e kaluar u shty me kërkesë të avokatit të mbrojtjes, Amir Alispahiq, i cili njoftoi gjykatën se është në udhëtim jashtë vendit.Seanca publike në të cilën gjykatësit e Gjykatës së Lartë duhej t’i rishikojnë ankesat për dënimin me burg të përjetshëm, deri tani është shtyrë disa herë.Rastin para Gjykatës së Lartë e përfaqëson prokurorja Liljana Spasoska, e cila më parë është emëruar si ushtruese e detyrës së prokurorit publik në vend të të shkarkuarit Marko Zvërlevski.Spasoska kërkon nga Gjykata…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 13-të, në të cilën në rend dite janë interpelancat për punën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe të ministres së Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, të parashtruara nga deputetët e opozitës.Mbrëmë, Parlamenti e hodhi poshtë interpelancën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, të cilën gjithashtu e kërkuan deputetët e opozitës.Në kuadër të seancës së 13-të në rend dite janë dy propozim-ligje tjera të parashtruara nga deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe koalicionit. Bëhet fjalë për plotësim të Ligjit për privatizim…

Lexo më Shumë

Moti i ligë i cili kaploi dje rajonin e Pollogut ka dëmtuar pesë makina. Katër prej tyre në Tetovë ndërsa një në Gostivar.Sipas denoncimeve që kanë dorëzuar në polici qytetarët, një makinë është dëmtuar në rrugën “Dimo Gavroski Kara” në Tetovë pasi era e fortë ka shkulur drurin i cili është rrëzuar mbi makinën. Dy makina janë dëmtuar në rrugën Shipad në Tetovë pasi janë goditur nga çatia e një shtëpie. Një makinë tjetër është dëmtuar në rrugën “Lubotenska” nga disa tulla, ka bërë të ditur zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Millan Bërglez sot do të ketë fjalim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend.Bërglez me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet në hyrjen kryesore të Kuvendit nga ana e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi. Pas pritjes Xhaferi dhe Bërglez do të kenë takim. Në Kuvend, kryetari i Kuvendit të Sllovenisë do të ketë edhe takim të përbashkët me kryetarët e komisioneve për politikë të jashtme dhe për çështje evropiane, Antonio Milloshoski dhe Artan Grubi. Gjatë vizitës, Bërglez do të takohet…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) sot do të mbahet panel diskutim në të cilën do të ndahen përvojat britanike për atë se si administrata publike menaxhohet me ndryshimin e qeverive ndërsa vazhdon dërgesa e shërbimeve të qytetarëve. Panel diskutimin e organizojnë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, së bashku me Ambasadën britanike dhe Institutin për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Është paralajmëruar fjalim i ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe i nënsekretarit të përhershëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Komonuelthit të Britanisë, Sajmon Mekdonald.

Lexo më Shumë

11 September Drejt rajonit të Shkupit për rreth gjysmë ore pritet arrijë masa jostabile ajrore me reshje intensive të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme, lokalisht dhe në formë të motit të lig, kumtoi DPHM. DPHM sot pasdite kumtoi se masa jostabile ajrore vjen nga rajoni shqiptar dhe po lëvizë drejt Maqedonisë. Vranësira jostabile ka në pjesën jugperëndimroe të shtetit dhe janë kapluar Rajoni i Ohrit-Strugës dhe ai i Dibrës. DPHM paralajmëroi mot të lig me reshje intensive të shiut, bubullima, dukuri të breshërit dhe erë të fuqishme edhe në rajonin e Sharrit. Nga fundi i ditës dhe…

Lexo më Shumë

Nënat dhe bashkëshortet e viktimave të Srebrenicës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) organizuan marsh protestues në Tuzëll kundër masakrave ndaj muslimanëve të Arakanit nga forcat e Mianmarit dhe budistët radikalë, duke bërë thirrje që të mos lejohet që muslimanët e Arakanit të përjetojnë një Srebrenicë tjetër, raporton AA. Të afërmit e viktimave që humbën fëmijët dhe bashkëshortët e tyre në gjenocidin e zhvilluar nga forcat serbe në vitin 1995 në Srebrenicë, ku u vranë mbi tetë mijë civilë boshnjakë, kësaj herë kanë ngritën zërin e tyre për persekutimin e muslimanëve të Arakanit në Mianmar. Në këtë marsh të organizuar nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga Avokati i Popullit, Ixhet Memeti dhe nga përfaqësues të komitetit të Helsinkit kanë vizituar sot burgun burgun e Idrizovës, ku kanë inspektuar kushtet me të cilat përballen të burgosurit. Kryeministri Zoran Zaev pa nga afër kushtet e këqija të cilat mbizotërojnë në këtë burg. Ai tha se qeveria do të kujdeset për përmirsimin e kësaj gjendje duke ndarë mjete buxhetore dhe duke ju mundësuar kushte të cilat të paktën do të jenë së paku afër normales. ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR“Një pjesë e madhe duhet të rrënohet, sepse nuk është as për rikonstruktim. Një pjesë mundet …

Lexo më Shumë

100 ditët e para të Qeverisë së re nuk kanë qenë të kënaqshme për sektorin e biznesit. Kështu kanë vlerësuar sot nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në analizën e tyre  mbi 100 ditët e para të Qeverisë. Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha, tha se kemi rritje negative të Prodhimit Bruto Vendor -1.8 për qind në kuartalin e dytë dhe 0 për qind në kuartalin e parë, që në një mënyrë sipas tij, kjo do të thotë se recesionin e kemi në pragun e derës. NEBI HOXHA, KRYETAR I OEMVP-SË “Sigurisht që duhet të bëhet edhe rivlerësim për tragetet e…

Lexo më Shumë