Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga Avokati i Popullit, Ixhet Memeti dhe nga përfaqësues të komitetit të Helsinkit kanë vizituar sot burgun burgun e Idrizovës, ku kanë inspektuar kushtet me të cilat përballen të burgosurit. Kryeministri Zoran Zaev pa nga afër kushtet e këqija të cilat mbizotërojnë në këtë burg. Ai tha se qeveria do të kujdeset për përmirsimin e kësaj gjendje duke ndarë mjete buxhetore dhe duke ju mundësuar kushte të cilat të paktën do të jenë së paku afër normales.
ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR
“Një pjesë e madhe duhet të rrënohet, sepse nuk është as për rikonstruktim. Një pjesë mundet të restaurohet, që të sillen kushte dinjitoze, sigurisht qeveria duhet t’i mbledh të gjitha forcat, të mund që sa më shpejtë të organizohet, të investoj dhe t’i përmirësojë kushtet, së paku për atë që njihen si standarde minimale, për të drejtat e njeriut. Nëse sipas standardit duhet të jenë 850 të burgosur, këtu ka 1850. Kjo në vete tregon se çfar pasoja shkaktohen. Kjo për njerëzit me shëndet të dobët është problem shtesë, ndërsa flasim për shëndet të njerëzve. Ushqimi me siguri është problem shtesë”.
Në anën tjetër Avokati i Popullit Ixhet Memeti, tha se për këtë gjendje dhe për këto kushte që mbizotrojnë në këtë burg kanë alarmuar vazhdimisht, por asnjëherë asgjë nuk është ndërmarrë në këtë drejtim.
IXHET MEMETI, AVOKAT I POPULLIT
“Edhe pse në shikim të parë, deklarata shkon në atë drejtim se do të rregullojmë kapacitetet e burgut. Nuk mjafton vetëm ajo. Sisitemi i burgjeve është shumë më tepër se ajo. Nuk është vetëm të ndëshkosh dhe të krijosh kushte, por duhet atë person i cili ka rënë ndesh me ligjin. t’ia kthej shoqërisë. Ndërsa për ta kthyer atë duhet ta risocializoj. Për ta rritur qëllimin, sigurisht duhet të ketë sistem të mirëfilltë brenda burgut, duke u nisur prej sigurisë, ushqimit, shëndetësisë, edukimit që në fund me kryerjen e burgut të nxjerrish person të kompletuar i cili do t’i kthehet familjes”.
Edhe drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut Uranija Pirovska thotë se në burgun e Idrizovës nuk zbatohet risocializimi i të burgosurve.
URANIJA PIROVSKA, KOMITETI I HELSINKUT
“Njeherë e përgjithmonë duhet të zgjidhet problemi i korrupsionit, posaçërisht në burgun e Idrizovës. Këtu, pas kësaj dere ka njerëz të dënuar, këtu nuk vlejnë ligjet e RM-së. Këtu vlejnë ligjet e burgut. Ky burg nuk i socializon ata, por i kthen në burg përsëri. Nuk bëhet fjalë vetëm për sjelljet jo humane, por sipas stadardit të Këshillit të Evropës, këto kushte të burgut të Idrizovës, janë të kualifikuara si torturë”.
Këto kushte, sipas saj duhet të përmirsohen pasi torturë nuk do të thotë vetëm dhuna fizike, por edhe kushtet e këqija. Emine Ismaili /SHENJA/

