Ambasadori sllovak, Martin Bezak sot do t’ju ndajë mikrogrante prej nga 10 mijë euro Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.
Mikrogranti për USHCM-në dedikohet për blerjen e mobilieve, pajisjeve kompjuterike dhe klimatizim për Institutin, hapësirat e të cilave ishin përfshirë nga zjarri katastrofik më 21 prill të këtij viti. Me mikrograntin për Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit, ndërkaq, në gjashtë muajt e ardhshëm do të sigurohet kujdes i plotë shëndetësor dhe social për 180 persona në moshën e tretë në qendrat ditore në Qendër, Çair dhe Saraj.

