Në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) sot do të mbahet panel diskutim në të cilën do të ndahen përvojat britanike për atë se si administrata publike menaxhohet me ndryshimin e qeverive ndërsa vazhdon dërgesa e shërbimeve të qytetarëve.
Panel diskutimin e organizojnë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, së bashku me Ambasadën britanike dhe Institutin për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Është paralajmëruar fjalim i ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski dhe i nënsekretarit të përhershëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Komonuelthit të Britanisë, Sajmon Mekdonald.

