Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive sot vazhdon debatin për Projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve, në lexim të parë. Sipas elaborimit të Ministrisë së Drejtësisë, qëllimi kryesor për sjelljen e ligjit është zbatimi konsekuent i amendamenteve kushtetuese për tekstin ligjor lidhur me përdorimin dhe zbatimin e gjuhëve që e flasin të paktën 20 për qind e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe alfabetin e tij. Njëherësh rregullohet edhe përdorimi i gjuhëve të tjera në të cilat flasin qytetarët e bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind.
“Përcaktimi për integrimin evropian të Maqedonisë në mënyrë të pashkëputshme lidhet me nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit për të cilën gjë rekomandojnë një sërë konstatimesh të Këshillit të Evropës. Praktika e deritanishme ka treguar zbatim jokonsistent të rregullativës juridike me ç’rast është konstatuar nevoja për rregullimin e materies me të cilën rregullohet përdorimi i gjuhëve dhe për cilat shkaqe Qeveria e RM-së propozon ligj të ri për përdorimin e gjuhëve”, thekson propozuesi.

