Zv/kryeministri Bujar Osmani, përmes një statusi dhe publikimin e fotove në profilin e tij në Facebook, ka publikuar detaje nga takimi i ministrave në të cilin temë diskutimi ishte Plani 3-6-9.
Statusi i plotë dhe fotot e publikuar nga z.Bujar Osmani:
“Nga takimi i sotëm i ministrave për #Plan 3-6-9. Me statusin e fundit të realizuar në pjesën tre të Planit 3-6-9 kalon 63%. Kemi koordinim të fuqishëm dhe mbikëqyrje të Qeverisë për implementimin e Planit, dhe e njëjta do të realizohet në kohë.”

