Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor, ka rrezik të vuajnë mangësitë e zgjedhjeve të kaluara. Nga hulumtimet e deritanishm, rezulton se regjistri zgjedhor vazhdon të jetë kaotik, me votues që ndodhen në adresa fiktive, me votues që kanë vdekur që moti dhe të tillë me shumë identitete, që ndryshe mund të kualifikohen ‘’votues fantomë’’.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sipas ligjit i ka të gjitha kompetencat rreth regjistrit zgjedhor, mirëpo po del se nuk ka kontrollë mbi të dhënat e votuesve.
Një hendikep tjetër që do ta përcjellin këtë proces zgjedhor, do të jetë edhe kthimi i 200 mijë votuesve të kontestuar në regjistrin zgjedhor, për të cilët askush nuk di me saktësi të sqarojë se për çfarë statusi të tyre bëhet fjalë.
Në zgjedhjet e kaluara ata ishin sistemuar në një regjistër të posaçëm zgjedhor dhe kjo konsiderohej si e arritur e kënaqshme e besueshmërisë në procesin zgjedhor.
Mundësia për të manipuluar është gjithmonë e mundur, sidomos kur ajo bëhet me votues, stausi i të cilëve nuk është i përcaktuar.
A do të ndodhë kjo edhe në këto zgjedhje lokale?/Gazeta FAKTI

