Për shkaqe të pamundësisë për transport të Fejzi Azirit nga burgu i Shtipit, seanca për rastin ‘Monstra’ u anulua, raporton SHENJA.
Lajmi për pamundësinë shkaku i mungesës së kushteve, është dhënë para dy ditësh prandaj kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski seancën e shtyu për 3 tetor.
Avokatët mbrojtës shprehën zhgënjimin nga mungesa e provave të reja dhe edhe njëherë kërkuan që rasti të kalojë në duar të Prokurorisë Speciale.
Ata thanë se tashmë nuk ka asnjë pengesë ligjore që të marrin kompetencën duke marrë parasysh se tash ushtrues detyre kryeprokuror është vetë prokurorja e Monstrës, Liljana Spasovska.
Spasovska në seancën e fundit shprehur shqetësimin se ky rast po përmbyllet shumë shpejt edhe pse dihet se ka prova që mund të ndryshojnë diçka.
Prandaj kërkoi nga Jovo Vangellovski që të bëjë kërkesë zyrtare deri tek Prokuroria Speciale që ti dorëzojë të gjitha provat e reja që i kanë lidhur me rastin.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
Data 21.05.2026
Aktuale
- Kasami: VLEN dhe Qeveria nuk kanë kërkuar tërheqjen e ambasadorit Denion Meidani
- I cilësuar si një nga njerëzit më besnik të Ilir Prodës, kryepolici Skënder Hita përjashton nga detyra Uljan Shpatarakun: Nuk paraqitej në punë
- Tubim për Vuçiqin në Kumanovë, Mickoski: Nuk mbështes përzierje të politikave të huaja
- Kim Mehmeti: Para Denion Meidanit në Shkup vinin ambasadorë për dasma dhe synetllëqe
- Ademi i reagon Fillkovit: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare
- 5 shtete të BE-së propozojnë model të ri integrimi për Ballkanin Perëndimor
- Orce Gjorgjievski: Së shpejti do të arrijnë 100 autobusët ekologjik
- KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm, ish-krerët e vetingut drejt sistemit gjyqësor

