12 September
Në 16 vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake në Nju Jork, ambasada amerikane në Shkup organizoi aksion për dhurimin e gjakut dhe grumbullimin e produkteve ushqimore. Aksionit iu bashkëngjitën ministra dhe zyrtarë tjerë shtetëror. Ambasadori amerikan Xhes Bejlli tha se kjo është mënyra më e mirë për ti kujtuar të gjithë ata që humbën jetën në Nju Jork. Aktiviteti i Ambasadës u mbështet edhe nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë.
“Mënyra më e mirë për t’i rikujtuar ata që i humbëm,është që të qëndrojmë të fortë dhe ti ndihmojmë ata në nevojë,dhe kjo është pikërisht ajo çfarë po bëjmë tani. Por kjo ngjarje nuk do të jetë e njëjtë pa ndihmën e Kryqit të Kuq, Institutin për Transfuziologji,dhe të gjithë vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe ambasadës të cilët bënë një punë të shkëlqyer – u shpreh Xhes Bejli, Ambasador i SHBA-së në Maqedoni.
“Ngjarja e sotshme,ngjallë shpresë dhe rikujton se solidariteti duhet të ngritët në një nivel më të lartë,ta vazhdojmë traditën e cila zgjatë tanimë 10 vjet dhe u bë sinonim I sfidave të këtyre kohërave. Me aksionin e dhënies së gjakut dhe mbledhjes se produkteve ushqimore edhe njëherë I artikulojmë dallimet dhe I kthejmë ato për qëllime humanitare – tha Sait Saiti, Sekretar Gjeneral i Kryqit të Kuq.

