VMRO-DPMNE-ja ende nuk e ka marrë projekt- strategjinë për reforma në gjyqësor, i hartuar nga grupi punues i ekspertëve. Ndonëse ministri i drejtësisë Bylent Saliji, kërkoi mbështetjen e opozitës për reformat e mëdha në gjyqësor e që janë pjesë e planit 3-6-9, ende askush as nga Ministria përkatëse e as nga ekspertët që punuan në ndryshimet nuk ka kontaktuar me VMRO-DPMNE-në, konfirmojnë nga kjo parti. Për të kaluar në kuvend ndryshimet ligjore nevojitet shumicë prej 2/3 që është e pamundur pa deputetët e opozitës. Një pjesë të ndryshimeve nga Ohri i prezantoi ministri i drejtësisë Saliji dhe profesoresha Ana Pavlova – Daneva. Propozojnë kompetenca të rritura për PSP-në, anulim të Këshillit për shkarkimin e gjykatësve, si dhe anulim të lustrimit. Ish gjykatësi Jovan Joanidis konsideron se reformat në gjyqësor janë në interes kombëtar andaj duhet doemos të merren vesh, meqë reformat pa marrëveshje politike asnjëherë nuk do të zbatohen.
Duhet të ulen dhe duhet të merren vesh, me prani të faktorit të jashtëm ose vet të vendosin. Koha është që të fillojmë të arrijmë pjekuri dhe vetë të vendosim dhe të thonë se këto janë interesa kombëtare dhe këtu nuk ka politik, jemi opozitë do të bëjmë kështu, ose pushtet do të bëjmë ashtu. Duhet të thonë jemi duke bërë reformë të tërësishme në gjyqësor- tha avokati Jovan Joanidis.
Dokumenti i plotë me reformat e parashikuara na e mërkura do të jetë në publik. Në seancë të qeverisë, sipas informacioneve nga Ministria e Drejtësisë dokumenti do të dorëzohet madje në tetor, pa saktësuar nëse kjo do të ndodhë para ose pas zgjedhjeve lokale. Mes tjerash, reformat parashikojnë edhe kompetenca të rritura të PSP-së dhe kjo prokurori të mundet përveç zyrtarëve të mëparshëm, të ndjekë edhe ata aktual dhe të ardhshëm.
Bojan Stojanovski

