Faton Fazliu, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes një postimi në Facebook ka goditur LSDM për pazaret me BDI për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Ja postimi i tij:
Nëse BDI nuk nxjerr kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, duke bërë pazar që LSDM të mos nxjerrë kandidat në Çair, shtrohen dy pyetje:
1. A ka gënjyer Zaevi kur thoshte se BDI është parti e korruptuar njësoj si VMRO?
2. Apo BDI është parti e korruptuar, por Zaevi, përmes Katicës, ia ka larë gjynahet?
E treta nuk ekziston.”, ka shkruar Fazliu.

