Athina zyrtare ka zbutur tonet pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet me Greqinë. Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos theksoi se është në interes të dy vendeve që të kenë marrëdhënie të mira.
Gjatë konferencës për media të mbajtur në Selanik ministri Kamenos u shpreh: “Me Shqipërinë dëshirojmë që të kemi marrëdhënie të mira. Ata gjithashtu kanë interes për marrëdhënie të mira me Greqinë, dhe janë të interesuar të hapin rrugë të reja energjetike”, tha Kammenos.
Duke folur për gazetarët për çështjet e minoritetit grek në zonën e Himarës, ministri grek i Mbrojtjes u shpreh se e vetmja gjë që mund të arrijë qeveria shqiptare është izolimi. Kreu i qeverisë Rama deklaroi dy ditë më parë se me Greqinë synojnë respekt reciprok, por Shqipëria nuk do të mbyllë sytë në rast padrejtësish.