Duhet që Maqedonia të bëjë hap më të guximshëm në drejtim të eurointegrimeve. Stabiliteti i rajonit do të jetë më i madh nëse të gjitha vendet që kanë dalë nga Jugosllavia e përparshme, bëhen pjesë e strukturave euro-atlantike, kështu u shpreh kreu i parlamentit slloven, Millan Bërglles, në fjalimin e tij në Kuvend përpara deputetëve të Maqedonisë.
Bërglles theksoi se në Bashkësinë ndërkombëtare ekzistojnë faktorë që i ngadalësojnë proceset integruese, ndërkaq Sllovenia mundohet që t’i përshpejtojë ato.
Pas takimit me homologun e tij maqedonas, Bërglles tha se Sllovenia e mbështet zhvillimin ekonomik, politik dhe procesin integrues të Maqedonisë.
“Gëzohem dhe besoj se me daljen tuaj nga kriza, garantohet punë më e mirë e institucioneve në shtetin tuaj. Sllovenia gjithmonë e ka mbështetur dhe do ta mbështes Maqedoninë në rrugën kah integrimet auroatlantike, por mendoj se për këtë arsye rruga do të jetë pak më e lehtë, por vetëm nëse dijmë që së bashku ta bëjmë atë“, ka thwnw Milan Brgles, Kryetar i Parlamentit të Sllovenisë.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, theskoi se së bashku me homologun kanë konkluduar se bashkëpunimi bilateral është i mirë, por duhet që në të ardhmen të thellohet dhe të zgjerohet edhe më tepër.
“Në takim poashtu kemi folur për përpjekjet tona për anëtarësim në NATO dhe BE. I kemi faleminderuar për mbështetjen e përhershme që ia japin Maqedonisë në përpjekjet tona për anëtarësim të plotë në NATO dhe BE, gjithashtu kemi folur edhe për nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm në menaxhimin e krizës me migrantëve.”, ka shtuar Talat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë.
Xhaferi shtoi se pas përbërjes së re parlamentare, kjo është vizita e parë zyrtare e ndonjë kryetari të ndonjë Kuvendi. Ndërkaq theksoi se Sllovenia është vendi i parë që Maqedonia ka krijuar raporte diplomatike pas pavarësisë së saj. Këtë vit është përvjetori i 25 i raporteve diplomatike mes këtyre dyja vendeve.
Ajnur Bafqari
Data 21.05.2026
Aktuale
- Kasami: VLEN dhe Qeveria nuk kanë kërkuar tërheqjen e ambasadorit Denion Meidani
- I cilësuar si një nga njerëzit më besnik të Ilir Prodës, kryepolici Skënder Hita përjashton nga detyra Uljan Shpatarakun: Nuk paraqitej në punë
- Tubim për Vuçiqin në Kumanovë, Mickoski: Nuk mbështes përzierje të politikave të huaja
- Kim Mehmeti: Para Denion Meidanit në Shkup vinin ambasadorë për dasma dhe synetllëqe
- Ademi i reagon Fillkovit: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare
- 5 shtete të BE-së propozojnë model të ri integrimi për Ballkanin Perëndimor
- Orce Gjorgjievski: Së shpejti do të arrijnë 100 autobusët ekologjik
- KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm, ish-krerët e vetingut drejt sistemit gjyqësor

