Gruaja në Maqedoni, pak ka zënë pozita udhëheqëse, njëherë duhet ta luftojë mentalitetin të trashëguar me shekuj
Më shumë se gjysma e numrit të grave në Maqedoni nuk janë të angazhuara me punë, por bëjnë punë shtëpie, pa pagesë. Por në dekadën e fundit ka patur një avancim të gruas, duke marrë hapin që të arrijë shkollimin e lartë, ku edhe është siguruar një vend pune, për një numër të vogël. Por edhe shumë nga kjo kategori, pas shkollimit, mbeten jashtë tregut të punës. Aktivistët për të drejtat e grave, por edhe ekseprtë të kësaj çështje thonë se kjo kategori kërkon njëherë socializim në shoqëri, pastaj avancim në pozita të ndryshme, madje duke u lejuar vende pune, bazuar në arsimin përkatës. Ndërsa, pak mendohet se gruaja ka zënë pozita udhëheqëse, shkruan Almakos.
“Më shqetësuse është inkuadrimi i femrës në pozitat udhëheqëse se sa në nivelin më të ulët të punësimit. Besoj që është rritur numri i grave të punësuara, në shumë lloje të profesioneve, por ka edhe sfera ku nuk janë të inkuadruara. Por, thash që më shqetësuese është në pozitat udhëheqëse, pasi nuk janë vendimarrëse, por në këtë drejtim duhet të punohet më shumë. Jo që gratë nuk duan, por nuk u mundësohet, një është që duhet ta luftojnë mentalitetin të trashëguar me shekuj”, tha sociologja Arta Poshka Qoku, për Almakos.
Ajo shton se ndoshta angazhimi i femrave, në çdo sferë të jetës, e bën më të tërhequr, për pozita udhëheqëse. Ndërsa, për strukturën diskriminuese gjinore që vijon të jetë e pandryshuar prej disa vitesh për shkak të kushteve jo te favorshme ekonomike dhe sociale që nuk kanë arritur të forcojnë pozitën e gruas, por edhe të profileve të munguara që i kërkon tregu i punës, Qoku thotë se ndan mendimin e njejtë dhe shton se kjo strukturë diskriminuese, nuk ka ndryshuar. Mendon se me ndryshimin e kushteve ekonomike, do të ndryshojë edhe pozita e femrës, si në vendimarrje.
Për pagën që përfitojnë në pozitat e njejta, thotë se gruaja njëherë duhet të luftojë të arrijë pozitën e njejtë, më pastaj është e mundur që të kenë të njejtën pagë.
“Kur të arrijë pozitën e njejtë, besojë që paguhet, por puna është se nuk kanë arrit një pozitë të njetë”, tha Arta Poshka Qoku, për Almakos.
Ekspertë të Entit të Statistikave në Analizën “Gratë dhe burrat në Maqedoni” thonë se një numër shumë i vogël i grave janë punëdhënëse, ndërsa pak më e lartë si të punësuara në familje, që nuk përfitojnë asnjë të ardhur financuare nga puna që bëjnë.
“Punësimi në Maqedoni karakterizohet nga një strukturë shumë e pavolitshme gjinore. Si e tillë kjo strukturë nuk ka pësuar asnjë ndryshim për një periudhë të gjatë kohore, para së gjithash për shkak të kushteve të paqëndrueshme ekonomike –sociale në vend dhe mospërputhjeve mes profile të punësimit që janë në dispozicion dhe të atyre që kërkon tregu i punës. Shkalla e punësimit tek gratë (33.8) është shumë më e ulët sesa tek meshkujt (52.3)”, thuhet në analizën e ESHS, njohton Almakos.
Ekspertët thonë se shteti duhet të investojë në shërbimet sociale, në hapjen e azileve të pleqve dhe kopshteve për fëmijë, me çfarë do të sigurohet krijimi i vendeve të reja, si dhe barazia gjinore.
Nga Qeveria kanw njoftuan për një orar fleksibil të punës për baballarët në tre muajt e parë të lindjes së fëmijës së tyre, rritje të pushimit të lindjes për nënat, hapjen e kopshteve në zonat rurale. Vetëm 43 për qind e numrit të përgjithshëm të grave në vend janë të punësuara. Por ato janë të angazhuara kryesisht në profesione me paga të ulëta, si dhe marrin 19 për qind paga më të ulëta se kolegët e tyre meshkuj.
Delvina Kërluku
Almakos.com

