Zëvendës ministri i arsimit Visar Ganiu dha dorëheqje nga posti për të kandiduar për postin e kryetarit të Çairit. Ganiu u zotua për përmirësimin e jetës në Çair gjatë katër vitet e ardhshme.
“Këtu linda, këtu u rrita, mes njerëzve të mirë, mes bashkëqytetarëve dhe fqinjëve që nuk i ka kush. Çairi është rruga, mëhalla ime, Çairi është e gjithë komuna. Ndaj them se është nder dhe sfidë të marrësh përgjegjësinë për zhvillimin e ardhshëm dinamik të Çairit. Për Çairin tonë më të bukur e modern nuk do të rreshtë së punuari”, deklaroi Visar Ganiu, kandidat i BDI-së për kryetar në Çair.
Gazetarët tentuan ta pyesin nëse do ti përfundojë projektet që paraardhësi i tij Izet Mexhiti i ka lënë në gjysmë, por Ganiut ia morri fjalën shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair Bujar Osmani i cili edhe pse e kishte Ganiun përkrah, nuk e lejoi që të përgjigjej vetë për punën që mund ti prijë.
“Me mua vetëm pyetjet…
E kam një pyetje për Visar Ganiun
“Sot do të përgjigjem unë…
Në rregull ska problem të përgjigjeni edhe ju në vend të tij… A do të marrë përsipër realizimin e gjithë projekteve të parealizuara…
Thashë do të përgjigjem unë…
Po të mos ishte i bindur në këtë përcaktim ai sot nuk do të jepte dorëheqje”
Osmani kumtoi se do ta marrë pushimin vjetor për tu përkushtuar në fushatën zgjedhore duke e quajtur këtë si ndarje të shtetit nga partia. Osmani siguroi se nuk do ta shfrytëzojë postin e tij të zëvendës kryeministrit për nevoja të partisë.
Ferikan Iljazi Arifi
Data 21.05.2026
Aktuale
- Kasami: VLEN dhe Qeveria nuk kanë kërkuar tërheqjen e ambasadorit Denion Meidani
- I cilësuar si një nga njerëzit më besnik të Ilir Prodës, kryepolici Skënder Hita përjashton nga detyra Uljan Shpatarakun: Nuk paraqitej në punë
- Tubim për Vuçiqin në Kumanovë, Mickoski: Nuk mbështes përzierje të politikave të huaja
- Kim Mehmeti: Para Denion Meidanit në Shkup vinin ambasadorë për dasma dhe synetllëqe
- Ademi i reagon Fillkovit: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare
- 5 shtete të BE-së propozojnë model të ri integrimi për Ballkanin Perëndimor
- Orce Gjorgjievski: Së shpejti do të arrijnë 100 autobusët ekologjik
- KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm, ish-krerët e vetingut drejt sistemit gjyqësor

