Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot paralajmëruan se deri te Kuvendi sërish do ta parashtrojnë ligjin për rritjen e pensioneve, i cili dje nuk u vendos në rend dite të seancës së Kuvendit. “Deputetët nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni ‘Për Maqedoni më të mirë’ nuk do të heqin dorë dhe paralajmërojmë se sërish do të parashtrohet ky ligj dhe sërish do të kërkohet që rritja e pensioneve të parashikohet në Buxhetin për vitin 2018 me qëllim që vitin e ardhshëm të gjithë pensionistët të kenë rritje reale të pensioneve, e jo siç tenton LSDM-ja t’i gënjej”, qëndron në kumtesën e grupit të deputetëve. LSDM-ja nuk pranoi rritje të pensioneve për pesë për qind dhe me vetë këtë, siç qëndron, pensionistët nuk do të marrin pensione më të larta në vitin e ardhshëm.
Data 21.05.2026
Aktuale
- Kasami: VLEN dhe Qeveria nuk kanë kërkuar tërheqjen e ambasadorit Denion Meidani
- I cilësuar si një nga njerëzit më besnik të Ilir Prodës, kryepolici Skënder Hita përjashton nga detyra Uljan Shpatarakun: Nuk paraqitej në punë
- Tubim për Vuçiqin në Kumanovë, Mickoski: Nuk mbështes përzierje të politikave të huaja
- Kim Mehmeti: Para Denion Meidanit në Shkup vinin ambasadorë për dasma dhe synetllëqe
- Ademi i reagon Fillkovit: Ne nuk kemi asgjë kundër gjuhës maqedonase, por kemi kundër atyre që e kundërshtojnë gjuhën tonë amtare
- 5 shtete të BE-së propozojnë model të ri integrimi për Ballkanin Perëndimor
- Orce Gjorgjievski: Së shpejti do të arrijnë 100 autobusët ekologjik
- KLGJ shpall vakancat në Apel për anëtarët e Kolegjit të Posaçëm, ish-krerët e vetingut drejt sistemit gjyqësor

