Shefi i shtabit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani dhe kandidati i partisë për kryetar të Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot në sheshin “Skënderbej”, dy javë para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale, njoftuan se për të bërë ndarjen e partisë nga shteti, zëvendëskryeministri i deritanishëm i Arsimit, heq dorë nga posti. Poashtu Osmani i cili është Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, njoftoi opinionin se për t’i kryer më lehtë detyrimet partiake planifikon të marrë pushim vjetor, me përjashtim të angazhimeve të domosdoshme në Sekretariatin për Çështje Evropiane, njohton Almakos.
“Gjendemi dy javë para fushatës së zgjedhjeve lokale, këto zgjedhje janë tepër të rëndësishme. Qytetarët do të zgjedhin përfaqësuesit në pushtetin lokal, ata të cilët gjatë 4 viteve të ardhëshme do të ballafaqohen drejtpërdrejt me nevojat dhe sfidat e përditshme të qytetarëve, dhe t’i zgjidhin çështjet që për ta janë me prioritet dhe interes të lartë. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për partinë tonë, BDI-në. Sepse, përfaqësimi politik lokal është një përfitim i rëndësishëm, nga procesi i decentralizimit dhe është një nga themelet mbi të cilën mbështet BDI. Siç e dini nga strukturat e partisë tonë mu dha besimi që të jem në krye të shtabit zgjedhor të BDI-së, për Komunën Çair, kjo për mua është nder, por kënaqësia është edhe më e madhe për t’i pri ekipit zgjedhor të Çairit, për fitoren e mikut tim Visar Ganiu, të cilin e njoh shumë mirë. Por, dorën në zemër, karakterin e tij e njohin edhe bashkëqytetarët tanë. Visari është njeri modest, i ndershëm dhe i urtë, sportist dhe profesor që gëzon një prestigj të lartë midis kolegëve, studentëve dhe bashkëvendasve të tij. Këto janë zgjedhje të rëndësishme, për vendin tonë. Realizimi i zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, të besueshme, është kurora e pjesës së parë të planit 3-6-9, me të cilën Republika e Maqedonisë kthehet, në rrugën euro-atlantike. Është një pikë e rëndësishme në këtë rrugë, në të cilën ne duhet të tregojmë pjekurinë tonë si shtet, se mundemi të sigurojmë kushte, për qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre politik, në mënyrë të pavarur. Për këtë qëllim ndarja e partisë nga shteti është një nga kriteret më të rëndësishme që shihet si detyrim në planin 3-6-9”. Një parim ky për ne si parti shumë i rëndësishëm dhe të cilit i kushtojmë një vëmendje të madhe”, tha Osmani,
Ai bëri me dije se për kryerjen e detyrave partika të merr pushim vjetor, nga sektori i çështjeve Evropiane, me përjashtim të angazhimeve të domosdosshme në sekretariatin për çështje Evropiane.
Me këtë, por edhe me aktivitet tjera që planifikon t’i bën, bën apel deri te qytetarët se pozita si zëvendëskryeministër do ta ndaj nga çështjet partiake dhe bëri me dije se nuk do të abuzohet asgjë me detyrën e shtetit. Ai njohtoi opinionin se edhe kanditati për kryetar të Komunës së Çairit, do të jep dorheqje nga posti i zëvendësministrit të arsimit dhe shkencës.
“Me këtë rast u bëj thirrje edhe partive të tjera që të ndjekin parimin e ndarjes të partisë nga shteti dhe me veprimet si ky i professor Ganiut, do të dëshmojmë pjekurinë. Kemi kapacitet dhe më kryesorja kemi dëshirë dhe vullnet që të zbatojmë sinqerisht dhe në tërësi parimin e ndarjes së shtetit nga partia”, tha Osmani.
Zëvendësministri i arsimit dhe shkenës, Visar Ganiu, bëri me dije opinionin se tërhiqet nga pozita e tij, pasi do të kandidojë si kryetar për Komunën e Çairit.
“Parimi i ndarjes së partisë nga shteti, për çka foli zëvendëskryeministri Osmani, do ta zbatoj në tërësi dhe që sot jap dorheqjen nga posti i zëvendësministrit të arsimit dhe shkencës, në RM. Këtë nuk e vlerësoj si detyrim, por edhe si një akt moral, me të cilin ne që mendojmë të fitojmë verdiktin e qytetarit, dëshmojmë sinqeritetin dhe ndershmërinë, pse jo dhe përgjegjësinë”, tha Ganiu. Ai bëri një përshkrim të vendit të tij dhe tha se që në fëmijëri ka ndjekur zhvillimin e Komunës Çair, ka punuar dhe vazhdon në këtë drejtim. Ai para së gjithash tha se është përgjegjësi dhe sfidë për zhvillimin dinamik të kësaj komune, për një Çair më të pastër, më të bukur, ku këtë do ta bëjë bashkërisht me qytetarët e kësaj komune. Apeloi se do të vazhdojë të punojë në të mirë të qytetarëve, për t’i shndërruar anomalitë dhe problemet në zgjedhje, për të gjithë.
D.K
Almakos.com

