Author: almakos

Raportuesja në largim e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, në përfundim të vizitës së saj të fundit si raportuese për Kosovën, mbajti një konferencë për media së bashku me raportuesin e ri, Igor Šoltes, raporton AA. Lunaçek e cila ka filluar mandatin e saj si raportuese në PE një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës gjatë konferencës bëri të ditur se gjatë 8 viteve si raportuese për Kosovën ka patur progres në shumë fusha në Kosovë duke theksuar se ende ka vend për progres. Duke theksuar dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë, Lunaçek…

Lexo më Shumë

Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka përgëzuar qytetarët e të cilët ushtruan të drejtën e votës në zgjedhjet lokale. Ajo gjithashtu ka përshëndetur konkluzat preliminare të OSBE/ODIHR se zgjedhjet ishin konkurruese dhe se respektimi i lirive themelore kontriboi për një proces demokratik. Ambasada amerikane fton qytetarët që t’i paraqesin tek organet kompetente rastet për të cilat dyshohet se ka pasur parrëgullësi. AMBASADA E SHBA-SË “Këto konkluza janë në pajtim me ato të ekipeve të Ambasadës të SHBA që vëzhguan zgjedhjet në rrethin e parë dhe të dytë. Atje ku ka dyshime për parregullsi dhe keqpërdorime, përsëri ftojmë  qytetarët që ato…

Lexo më Shumë

Deri në muajin shtator është regjistruar rritje e kursimit në bankat vendore prej gjashtë për qind. Kjo përqindje, si për ministrin e Financave, Dragan Tevdovski ashtu edhe për Guvernatorin e Bankës Popullore, Dimitar Tevdovski, është e kënaqshme, duke pasur parasysh periudhën në të cilën ka kaluar shteti. Ministri Tevdovski i bëri thirrje bankave që të japin më shumë para dhe të kreditojnë kompanitë të cilët do të investojnë dhe do të lëvizin ekonominë e vendit. DRAGAN TEVDOVSKI, MINISTËR I FINANCAVE “Kursimi ka një rëndësi shumë të madhe për ekonominë vendore, gjithsesi se kursimi vendor, është burimi më i lirë për…

Lexo më Shumë

Partitë politike ende nuk kanë dorëzuar asnjë ankimim në Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve, për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 29 tetor. Në deklaratë për TV SHENJA nga komisioni shtetëror thonë se afati për dorëzimin e ankimimeve për parregullsi përfundon sonte. Zëdhënësje Arijeta Xhemaili nënvizoi se sonte përfundon edhe afati për ankesa për rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve. ARIJETA XHEMAILI, KSHZ “Dëshirojmë të potencojmë se parashtruesit e listave të kandidatëve mund të parashtrojnë ankimimet e tyre ose kundërshtimet e tyre sa i përket mënyrës së votimit dhe aty afati është në ora 19:00, si de prë…

Lexo më Shumë

31 October Pjesa dërmuese e përmendoreve në projektin “Shkupi 2014” ose rreth 90% janë ndërtime pa leje, konfirmon koordinatori i trupit punues për revidim të këtij projekti, Mirosllav Gërçev. Sipas tij, që qeveria dhe Nikola Gruevski t’i realizojë këto ndërtime janë shkelur Kushtetuta dhe Ligjet. Ai paralajmëron se përmendoret e para që do të hiqen janë Andon Llazov- Janev apo i njohur si Qoseto si dhe shtatorja e Nënë Terezës në sheshin e Shkupit e cila edhe më tej ndërtohet. Më pas si prioritet i paralajmëroi përmendoret e “Luftëtarit në kalë” dhe atë të “Filip Makedonskit”. Ata po na frenojnë…

Lexo më Shumë

31 October Pavarësisht humbjes në vendlindjet e tyre, Zijadin Sela i Aleancës për Shqiptarët dhe Billall Kasami iLëvizjes Besa, ndihen fitues. Shefat e Shtabeve të këtyre partive, në emisionin 200 në ALSAT thanë se partitë e ndajnë këtë përshtypje vetëm falë rangimit në mes votuesve shqiptarë, ndërsa mbrohen duke thënë se votat që morën, ishin sukses duke marrë në konsideratë ndërhyrjen e pushtetit qendror në garën lokale. Afrim Gashi nga Lëvizja Besa megjithatë tha se partia e tij do të analizojë rezultatet e zgjedhjeve duke e lënë të hapur mundësinë e largimit të liderit të parties. Po, do të shqyrtohet…

Lexo më Shumë

31 October Gjykata Penale akoma nuk ka kompletuar dokumentacionin e kërkuar nga ministria e Drejtësisë për ekstradimin e dy agjentëve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Edhe pse afatet deri kur duhet drejtuar kërkesat për ekstradime po rrjedhin, autoritetet vendore duket se nuk shpejtojnë me ekstradimin, pasi dy të akuzuarve të speciales tashmë i është caktuar paraburgimi deri më datë 1 dhjetor kur edhe do të dalin para gjykatësit hetues në Selanik. Nga Gjykata Penale njoftuan shkurt se dokumentacioni po komplotohet. Ministria e Drejtësisë do të ketë duart e lidhura deri në sigurimin e dokumenteve të nevojshme për ekstradim. Nisur nga…

Lexo më Shumë

31 October Ekspertët nga Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Bankës Botërore përgatisin një analizë të thellë të ndikimit dhe përdorimit të subvencioneve bujqësore në vend. Një ekip i zyrtarëve të tyre të lartë të enjten do të takohen me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe me ministrin Ljupço Nikolovski. Ekspertët duhet të përcaktojnë nëse dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë subvencionet që ndër vite i jep shteti për zhvillimin e bujqësisë. Me Nikolas Bertolini dhe palët tjera relevante, si dhe me Bankën Botërore muajt e fundit diskutuam, kërkuam dhe besoj se të gjitha forcat do të drejtohen për të marrë analizë…

Lexo më Shumë

31 October Treshja e koalicionit qeveritar, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, do të vazhdojë të mbetet e njëjtë. Zyrtarisht nga Qeveria deklaruan se në këtë institucion nuk ka pasur dhe nuk do të ketë një debat të tillë, duke na adresuar për përgjigje te partitë. Nga partia e Ziadin Selës përsërisin qëndrimin e tyre se janë të përcaktuar për reforma dhe për bashkëpunim në zbatimin e programit qeveritar me të cilin parashikohen këto reforma. Qeveria është një sistem, një tërësi e cila duhet të përbëhet prej njësive që kanë veçori të përbashkëta. Në rastin konkret, ne e llogarisim veten…

Lexo më Shumë

31 October Fondacioni “Trajçe Mukaetov”, për vitin akademik 2017-2018, ka ndarë 39 bursa, 18 për studentët e Fakultetit të Farmacisë dhe 21 për studentët e Fakultetit të Mjekësisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Bursa në fjalë kap shumën 6.500 denarë për 12 muaj rresht. Gjithashtu, fondacioni “Trajçe Mukaetov” edhe këtë vit ka ndarë çmimin në vlerë prej 1.200 euro për të parët e gjeneratës në fakultetet në fjalë. Këtë çmim e fituan Aleksandra Zafirovska, Dushko Shalabalija dhe Nevenka Ridova. Projektet e deritanishme paraqesin dëshmi për realizim të përpjekjeve të Fondacionit për mbështetje të farmacisë, mjekësisë dhe shkencës, parasë gjithash…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit e Shkupit hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të udhëheqësit të VMRO-DPMNE Nikola Gruevski që t’i kthehet pasaporta. Kryetarja e gjykatës Liljana Shopova, i cila ishte gjyqtari kryesor në këshillin vendimmarrës, i tha TV 24 se kërkesa ishte refuzuar. Avokatët e Gruevskit në seancën e djeshme publike në Gjykatën e Apelit shpjeguan se kërkojnë t’i kthehet pasaporta sepse duhej të udhëtonte jashtë Maqedonisë, duke vënë në dukje ftesën e dërguar nga kryeministri hungarez Viktor Orban. Prokurorët nga PSP, kërkuan që pasaporta të kthehej, sepse sipas tyre, mungesa e tij do të çonte në shtyrjen e proceseve që po…

Lexo më Shumë

Numri i përdoruesve të telefonisë së lëvizshme në Maqedoni këtë vit për dallim nga viti i kaluar ka shënuar një rritje të vogël. Përdoruesit e telefonave të mençur kanë ndjekur prirjen rritëse të këtij viti, sipas rezultateve të sondazhit për tregun e komunikimeve elektronike në Maqedoni të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AEC), njofton A1on. Numri i përdoruesve të internetit nga telefoni celular me një operator celular është në rritje të vazhdueshme që nga viti i kaluar. Shumica e përdoruesve janë më të rinj se 40 vjeç. Shumica e përdoruesve të internetit nëpërmjet telefonit celular, 96.3 për qind e tyre përdorin…

Lexo më Shumë