Ambasada e SHBA-ve në Shkup ka përgëzuar qytetarët e të cilët ushtruan të drejtën e votës në zgjedhjet lokale. Ajo gjithashtu ka përshëndetur konkluzat preliminare të OSBE/ODIHR se zgjedhjet ishin konkurruese dhe se respektimi i lirive themelore kontriboi për një proces demokratik. Ambasada amerikane fton qytetarët që t’i paraqesin tek organet kompetente rastet për të cilat dyshohet se ka pasur parrëgullësi.
AMBASADA E SHBA-SË
“Këto konkluza janë në pajtim me ato të ekipeve të Ambasadës të SHBA që vëzhguan zgjedhjet në rrethin e parë dhe të dytë. Atje ku ka dyshime për parregullsi dhe keqpërdorime, përsëri ftojmë qytetarët që ato raste t’i paraqesin ndërsa autoritetet përkatëse t’i shqyrtojnë me përpikëri.Poashtu nxisim Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe autoritetet tjera qeveritare të shfrytëzojnë periudhën pas zgjedhjeve për t’i shqyrtuar rekomandimet e ODIHR-it për zgjedhjet e 2016 dhe 2017. Kjo do të përforcojë proceset e ardhshme zgjedhore”.
Në komunikatë thuhet me tej se, një qeveri lokale e fuqishme krijon bazat për një demokraci dinamike. Kjo ambasadë po ashtu, ka inkurajuar kryetarët e sapozgjedhur të komunave që t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve.
AMBASADA E SHBA-SË
“Kryetarët dhe këshilltarët e sapo zgjedhur të komunave i inkurajojmë të jenë të hapur dhe t’u përgjigjen kërkesave të qytetarëve në komunat që drejtojnë. Ambasada shpreson të vazhdojë bashkëpunimin me komunat, organizatat dhe qytetarët për të avancuar reformat kyçe në nivel lokal”.
Ndëkohë, në lidhje me zgjedhjet lokale në vend, dje ka reaguar edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. Nëpërmjet një deklarate të shkruar, ajo tha se zgjedhjet lokale në Maqedoni u japin mandat të qartë kryetarëve dhe këshilltarëve të ri komunal. Ajo theksoi se, të gjitha protagonistët politik në vend duhet t’i zbatojnë rekomandimet e vëzhguesve të OSBE/ODIHR, të cilat do t’ua mundësojnë institucioneve shtetërore të përforcojnë kapacitetet para ciklit të ardhshëm zgjedhor. Ajo ka shtuar se, theksi tani duhet të vihet në ecurinë e axhendës reformatore në drejtim të BE-së, përmes procesit inkluziv, në interes të të gjithë qytetarëve. Teuta Buçi /SHENJA/

